MENU
klinika

Edicioni i 21-të

Ja kush i fitoi çmimet në Panairin e Librit!

18.11.2018 - 14:31

Janë ndarë dje, një ditë përpara përfundimit të edicionit të 21 të Panairit të Librit, çmimet e këtij viti, të kategorive të ndryshme.

Juria ishte e përbërë nga 5 anëtarë: Lili Sula, pedagoge në UT, Shefe e Departamentit të Letërsisë (Kryetare e Jurisë), Agim Baçi – kritik letrar, Arta Marku – gazetare e kulturës, përkthyese, Ledia Dushi – përkthyese dhe Rudi Erebara – shkrimtar.

Kjo juri për afro 3 muaj është mbledhur për të përzgjedhur veprat më të mira.

Çmimi i karrierës iu dha shkrimtarit Kim Mehmeti me motivacionin: “Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin Pusi, si dhe gjithë veprën e tij letrare.”

Çmimet e tjera:

Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit i jepet autorit Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, me motivacionin: “Për ndjeshmërinë e thellë njerëzore të përcjellë përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik.

Çmimi për përkthimin më të mirë i jepet znj. Donika Omari për përkthimin e romanit ‘Nga ana e princeshës së vdekur’, të autores Kenize Mourand, me motivacionin: “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtëror të identitetit gjuhësor dhe artistik.”

Çmimi inkurajues i jepet autores Iva Nikolli për romanin ‘Vetëm për ty’, me motivacionin: “Për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimin dhe përshkrimin e njerëzores.”

Çmimi inkurajues i jepet autores Flogerta Krypi për librin “Gjithçka rreth asgjësë”, me motivacionin: “Për befasinë dhe origjinalitetin në kërkimin dhe përshkrimin e njerëzores.”

Çmimi për përkthimet nga frëngjishtja, dhënë nga Ambasada Francese shkoi për Ilia Lengu për “Të drejtët”– A.Kamy

Çmimi Special i jepet Zef Skiro Di Maxha për librin “Poemat arbëreshe”.

Në këtë edicion të Panairit të Librit, juria ka shqyrtuar dhe vlerësuar 131 vepra, gjysmat kanë qenë vepra të shkruara në shqip dhe gjysma tjetër në gjuhë të huaj.

Kanë mbizotëruar vepra të përkthyera nga gjuhë si italishtja, gjermanishtja, anglishtja dhe frëngjishtja më shumë.

Rreth 70 % e librave që juria ka marrë në shqyrtim ka qënë në prozë, ku sundon zhanri i romanit. 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit