MENU
klinika

Edicioni XXI

Java e Panairit të Librit

13.11.2018 - 08:24

Këtë javë, nga e mërkura deri të dielën, në ambientet e Pallatit të Kongreseve do të çelet për të XXI vit radhazi “Panairi i Librit”, organizim i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë i cili mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës. Ky eveniment, më i madhi që organizohet për librin në Shqipëri, konsiston në promovimin e veprave të reja dhe ata të shkruara përgjatë viteve nga shkrimtarë të huaj dhe shqiptarë.

Gjatë ditëve të panairit, shkrimtarë, përkthyes e publicist, në stendat e botuesve të tyre do të promovojnë para lexuesve dhe dashamirësve të artit librat e tyre. Ditën e fundit, që i takon e diela, Juria e Panairit do të vlerësojë shkrimtarin më të mirë, përkthyesin më të mirë, studiuesin më të mirë dhe shkrimtarin për fëmijë më të mirë, ndërsa organizatorët do të publikojnë “bestsellerin” e panairit.

Nga një kërkim i shpejtë në faqet e facebook të dy prej shtëpive botuese më të mëdha si dhe në profilet personalë të disa autorëve, shohim një sërë librash të cilët do të jenë eksluzivitet i Panairit, shumica e të cilëve jepen pa shpjegime se për çfarë libri do t’i flasë lexuesit.

Shtëpia Botuese “Albas” këtë vit, mes të tjerësh, do të ketë edhe tre botime të rinj, kopertinat e të cilëve janë më poshtë. Dy prej këtyre botimeve i përkasin autorëve shqiptarë, ndërsa një tjetër është përkthim i disa prej teksteve të të madhit Xhim Morrison.

Shtëpia Botuese “Onufri” i ka kushtuar rëndësi të veçantë letërsisë shqipe. Sigurisht, me më tepër kërshëri se ndoshta çdo libër tjetër i panairit pritet libri i ri i Kadaresë “Kur sunduesit grinden”, botim i kësaj shtëpie i cili do të promovohet në ditët e Panairit.

Përposë Kadaresë, nën stendën e “Onufrit” këtë vit do të jenë edhe libra të tjerë nga autorë tashmë të njohur si Ridvan Dibra dhe Mira Meksi, por edhe nga autorë të rinj, mes të cilëve është edhe Andreas Dushi me romanin “Marrja e Gjakut”.

Sikurse shihet, një trend i ri shumë frytdhënës për letrat shqipe duket (dhe shpresojmë të jetë kështu) do të mbizotërojë panairin e sivjetshëm. Ky është trendi i letërsisë së vërtetë shqipe e cila po botohet dhe prmovohet.

Duke i uruar suksese Panairit, shpresojmë që sa më shumë lexues të jenë frekuentues të tij dhe librit t’i çelet udhë për në mendjet e të gjithë njerëzve.

/A.D

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët