MENU
klinika

E fshehte prej 4 vitesh

Jessie J zbulon lajmin e trishtë para fansave

14.11.2018 - 19:11

Në shfaqen e “Royal Albert Hall”, Jessie J emocionoi pa masë të pranishmit, por jo me këngët e saj, por me historinë që tregoi nga vetja.

Ai zbuloi për herë të parë se nuk mund të kishte fëmijë dhe këtë gjë të trishtë e kishte mësuar nga doktorët rreth 4 vite më parë, por deri tani nuk kishte dashur ta bënte publik.

Por, ylli i popit u zotua se do përdorë çdo metodë për tu bërë nënë. Para se të performonte këngën “Four Letter Word”, nga albumi i saj i fundit R.O.S.E., 30-vjeçarja u tha fansave: “Më thënë katër vite më parë se nuk do të mund të kem kurrë fëmijë. Nuk ua tregoj për simpanti sepse unë jam 1 nga miliona gra dhe burra që po kalojnë dhe do kalojnë këtë situatë.

Duke ofruar këshilla dhe dhënë fjalë inkurajuese për njerëz që po kalojnë çaste të ngjashme, Jessie shtoi: “Nuk është diçka që na përcakton ne, por doja të shkruaja këtë këngë për veten time në momentin e dhimbjes dhe trishtimit, por edhe për ti dhënë vetes gëzim, për tu dhënë njerëzve diçka që mund ta dëgjojnë kur gjithçka bëhet më e vështirë.

Pra, nëse keni përjetuar ndonjëherë ndonjë gjë më lidhje me këtë apo keni parë ndonjë tjetër të kalojë përmes kësaj ose ka humbur një fëmijë, atëherë ju lutemi, dijeni që nuk jeni vetëm në dhimbjen tuaj dhe unë po mendoj për ju kur këndoj këtë këngë.”