Kur Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione mbi ushtrinë e Kinës këtë vjeshtë, Kina mori hak duke anulluar planet e sekretarit të Mbrojtjes Jim Mattis për të takuar homologun e tij në Pekin. Por vetëm pak ditë më vonë, një gjeneral kinez vizitoi Pentagonin duke treguar se Pekini e vlerësonte rëndësinë e lidhjeve ushtarake midis dy vendeve.
Huang Xueping mbërriti në 10 tetor për të takuar ndihmësit e Mattis, por sekretari shkurtimisht e takoi atë.
Marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha të botës janë tensionuar nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, madje një luftë tregtare ka nisur dhe ka mosmarrëveshje mbi Tajvanin, Detin e Kinës Jugore dhe disa çështje të tjera gjeopolitike.
Marrëdhëniet jo dhe aq të mira mes ushtarakëve mund të çojnë në keqkuptime, madje edhe konflikte mes vendeve.
Zyrtarët e SHBA thanë se Mattis po përpiqet të ruajë marrëdhënie të mira me udhëheqësit ushtarakë kinezë. Të premten, ai do të mbajë një takim të tretë me Wein në më pak se pesë muaj, një intensitet i pazakontë takimesh. Udhëtimi i Mattis në Kinë në qershor ishte i pari takim i një sekretari të mbrojtjes së SHBA që nga viti 2014.
Bisedimet SHBA-Kinë në Uashington të premten do të përfshijnë përpjekjet për reduktimin e rrezikut që mund të ndërmarrin të dy vendet, të cilat synojnë të ulin shanset për një konflikt.
Për një vit, në Detin e Kinës Jugore ka patur gjashtë operacione të ashtuquajtura “Liria e Lundrimit”, krahasuar me katër në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Operacione të tilla përfshijnë dërgimin e anijeve luftarake në ujërat ndërkombëtare. Kina pretendon pjesën më të madhe të Detit të Kinës Jugore. Kina pretendon se Tajvani është territor i saj dhe mendon se SHBA po ndërhyn në punët e saj të brendshme.
Zyrtarët kinezë kanë treguar se kanë besim tek Mattis, e konsiderojnë atë një “njeri të mençur”, që ka përvojë të mjaftueshme për të ditur se është më mirë të shmanget konflikti i armatosur.
Spekulimet për largimin e Mattis kanë qenë në vëmendjen e medias, edhe pse Mattis dhe Trump e kanë hedhur poshtë këtë ide.
Duke folur në një ngjarje në Uashington javën e kaluar, Mattis tha “Pas 15 vjetësh do të kujtojmë më shumë sesi u përpoqëm për një marrëdhënie pozitive me Kinën”.
Ai duket se është amerikani i vetëm që kërkon paqe me Kinën…