MENU
klinika

“Betejë” për fëmijët

Jolie e Pitt, nga dashuria në “luftë”!

06.11.2018 - 21:26

Edhe pse janë ndarë prej kohësh, mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt “lufta” nuk ka fund dhe tashmë problemi qëndron te kujdestaria e fëmijëve, e cila është kthyer në një “mollë sherri”.

Jolie pitt

Në fillim të muajit të ardhshëm,në Gjykatën Supreme të Los Angeles janë paraqitur dokumente ligjore që kërkojnë që gjyqi për kujdestarinë e fëmijëve të marr fund.

Vendimi i gjykatës për këtë çështje ju jep të drejta të dyve njësoj, por Angelina kërkon e vetme kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa Brad Pitt kërkon një kujdestari të përbashkët. Kujtojmë se Brad është ankuar ashpër ndaj Angelinës që po përpiqet t’i mohojë të drejtën prindërore ndaj fëmijëve të tij.

Akuzat kundrejt njëri-tjetrit kanë qenë aq të forta, sa të bënin të dyshoje nëse kishte pasur ndonjëherë dashuri mes tyre.