MENU
klinika

Kjo është zgjidhja!

Ju kanë rënë flokët dhe dukeni shëmtuar?!

01.11.2018 - 12:40

Rënia e flokëve është një fenomen i përhapur në të gjithë botën dhe shkaku kryesor ende nuk dihet, por shumë sëmundje influencojnë në rënien e flokëve siç janë: stresi, mungesa e një grupi vitaminash që nuk gjenden në ushqimet e përditshme, dhimbja e vazhdueshme e kokës dhe shkaqe të tjera ende të panjohura, infeksionet e brendshme ende të pazbuluara, mungesa e zinkut në organizëm, kur nuk bëhet mirë thithja e zorrëve etj. 

Megjithatë, ka edhe disa shkaqe të tjera si: tifo, tuberkulozi, çrregullime hormonale, sëmundjet nervore, stomaku, zorrët, sëmundje të lëkurës etj. Por, disa shkaqe të tjera mund të jenë edhe: trashëgimia, seksi, përdorimi i kapeles, gabimet në mirëmbajtjen e flokëve etj. 

Në gjendje normale flokët mund të fillojnë të bien në moshën 50-vjeçare, e nuk zëvendësohen.

Alopecia është një sëmundje flokësh që shfaqet në formë vatrash të rrumbullakta ose vezake në kokë apo fytyrë në formë harte dhe mjekër, krejt pa qime, të lëmuar të bardhë dhe pa cikatrice. Shpeshherë vatrat bashkohen me njëra-tjetrën. Ka disa mjekime popullore që ndihmojnë shumë për këto 2 sëmundje që përmendëm më lart.

Disa mënyra trajtimi:

Për patologjinë e rënies së flokëve merrni 10 lugë gjelle me rrënjë hislle e 10 lugë gjelle me majat e saj, që hidhen në 2 litra ujë dhe e zieni për 30-50 minuta. Pasi vaket dhe kullohet, lahet koka 2 herë në javë.

Merrni 2 kokrra qepë të grira imët dhe hidhini në gjysmë litri raki rrushi. Shishja e mbyllur lihet 14 ditë në vend të ngrohtë. Kullohet dhe me lëngun e qepës fërkohet koka çdo mbrëmje.

Edhe shelgu i bardhë ka dhënë rezultate të mira në forcimin e rrënjës së flokut. Shelgut të bardhë i pritet vetëm lëkura: pra 5 lugë gjelle në 250 ml alkool 76 gradë. Lihet 8-10 ditë. Kullohet dhe me këtë i bëhet masazh lëkurës së kokës.

Për lyerjen e kokës merrni 10 thelpinj hudhre dhe i shtypni shumë. Këto hudhra i përzieni me 2 lugë mjaltë të freskët. Të dyja këto lëndë i rrihni bashkë derisa të marrin formën e një kremi. Mjekimi vazhdohet deri në shërim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vetëm me përbërës natyral

3 receta për flokë të shëndetshëm


Çfarë ndodh në trupin tuaj kur e konsumoni

Rrahjet e zemrës nga kafja/ A duhet të shqetësoheni?

Përdorimi dhe efektet tek flokët dhe skalpi

Çfarë është shampoja e thatë