MENU
klinika

Deklarata

Kaçifas/ PE kërkesë Shqipërisë: Të bëhet hetim i plotë

29.11.2018 - 15:59

Parlamenti Evropian bën thirrje për një hetim të plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e Konstantinos Katsifas, i cili u qëllua për vdekje nga forcat RENEA në fshatin Bularat në fund të muajit të kaluar pas një shkëmbimi zjarri.

Propozimi për hetim u paraqit nga deputeti grek i PASOK, Nikos Androulakis dhe Social Demokrati gjerman, Knut Fleckenstein dhe i mbështetur në mënyrë dërrmuese nga Parlamentit Evropian, shkruan “Kathimerini”.

Amendimi u shtua në një raport të Parlamentit Evropian lidhur me bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Amendamenti i bën thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të përcaktojnë rrethanat që çuan në vdekjen e Katsifas.

35-vjeçari u qëllua më 28 tetor, ditën e festës kombëtare të Greqisë pas përplasjes me armë zjarri midis tij dhe policisë.

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin