MENU
klinika

Deklarata

“Kadare ngriti flamurin”, Rama: S’ka më mësues të tillë

05.11.2018 - 14:46

Duke renditur masat e marra nga qeveria shqiptare për fushën e arsimit, shefi i qeverisë Edi Rama pohoi se ka përfunduar koha e mësuesve, të cilët tregonin para klasës se flamurin kombëtar e ka ngritur Ismail Kadare në vitin 1912.

Shkolla jo vetëm që nuk po shkon si më parë, por është në një rrugë e re. Duhet kohë për rezultatet, por kjo është rrugë e re. Nuk e di a ka më mësues, të cilët thonin se Ismail Kadare ka ngritur flamurin e pavarësisë në Vlorë. Ne kemi librat e Oksfordit dhe Kembrixhit, këto janë tekstet e nxënësve tanë, të cilët mësojnë si bashkëmoshatarët e tyre”, tha kryeministri.

Gjithashtu shefi i qeverisë u ndal edhe tek drejtshkrimi i gjuhës shqipe, i cili sipas tij, lë shumë për të dëshiruar. Kryeministri Rama nënvizoi se kjo ka ardhur si rezultat i bashkimit në një lëndë të vetme të gjuhës amtare dhe letërsisë.

“Me vjen mirë që arritëm të kthenim gjuhën shqipe siç i takon dhe e përmirësuam. Gjuhën amtare e morën dhe e bashkuam me letërsinë. Pastaj nuk është e rastësishme, por është rezultat dhe sot ne shikojmë pasoja të rënda kudo në shkrimin e saj”, shtoi Rama.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës