Pacientët me kancerin të zorrës së trashë që pinë rregullisht kafe me kafeinë mund të ulin rrezikun e përsëritjes së tumorit, sugjeron një studim i botuar në Journal of Clinical Oncology.
Studimi vëzhgues zbuloi se njerëzit me kancer të zorrës së trashë (fazë 3) të cilët pinë katër ose më shumë kafe me kafeinë në ditë, kishin shanse shumë më të ulëta për të pasur një përsëritje të sëmundjes ose për të vdekur prej saj, me 52 për qind krahasuar me ato që nuk pinë kafe.
Një tjetër studim vëzhgues, i botuar në Epidemiologjinë e Kancerit, Biomarkuesit dhe Parandalimin e sëmundjes, krahasoi zakonet e pirjes së kafesë tek më shumë se 9.000 të rritur dhe zbuloi, se:
“… kafeja e është e lidhur me uljen e rrezikut të kancerit kolorektal”, thotë Stephen Gruber, MD, PhD, drejtor i Qendrës Gjithëpërfshirëse të Kancerit të Universitetit të Kalifornisë Jugore në Los Angeles dhe autor i parë i studimit.
Studimet kanë treguar se pirja e tre deri katër kafe në ditë është e lidhur me një rrezik më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së infarktit dhe sëmundjeve koronare, thotë Susanna C. Larsson, PhD, profesoreshë e asociuar në
Institutin e Mjekësisë Mjedisore në Institutin Karolinska në Stokholm , Suedi. Për më tepër, sipas studimit të saj të publikuar në BMC Medicine në shtator 2015, – “Kafeina mund të jetë një nga përbërësit në kafe që redukton rrezikun e sëmundjes së arteries koronare”, thotë Dr. Larsson.