MENU
klinika

Referendumi për pavarësi

Kaledonia e Re voton kundër pavarësimit nga Franca

04.11.2018 - 21:15

Rreth 57 për qind e votuesve në referendumin për pavarësi të rajonit autonom francez të Kaledonisë së Re votuan “kundër” pavarësimit nga Franca. 

Rreth 174 mijë votues të Kaledonisë së Re, që ndodhet në juglindje të Oqeanit Paqësor, votuan për “të qenë pjesë e Francës apo për shtet të pavarur”.

Pjesëmarrja në referendumin për pavarësi ishte 80 për qind ndërkaq deri më tani janë numëruar 95 për qind të votave.
Sipas rezultateve jozyrtare, 56.8 për qind të votuesve janë “kundër” pavarësimit nga Franca.

Qytetarët e Kaledonisë së Re iu përgjigjën “kundër” pyetjes se “A dëshironi sovranitet të plotë dhe pavarësimin e Kaledonisë së Re”. Me këtë ata refuzuan shkëputjen nga Franca.

Në bazë të marrëveshjes së arritur me Francën, mbështetësit e pavarësisë mund të shkojnë edhe në një referendum të ri para vitit 2022.

kolana e librave

Kaledonia e Re përfaqësohet me dy deputetë dhe dy senatorë në parlamentin francez dhe çdo vit merr 1.3 miliardë euro mbështetje financiare nga Franca.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron në maj vizitoi Kaledoninë e Re, e cila ka një rëndësi strategjike për shtetin e tij. Me këtë rast ai tha se “Franca është më pak e bukur pa Kaledoninë e Re”.

Kaledonia e Re në vitin 1853 është aneksuar nga Franca. Që nga kjo datë e deri në vitin 1946 ishte zonë koloniale. Ndërsa deri në vitin 2003 Kaledonia e Re ishte pjesë e Komunitetit të Rajoneve tejdetare të Francës. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2003, Kaledonia e Re u bë një rajon autonom pranë Francës.

Kaledonia e Re ka një sipërfaqe prej 18.576 kilometra katrorë dhe 275.000 banorë. Frëngjishtja është gjuha zyrtare në këtë vend ndërsa kryeqyteti i saj është Noumea.