24.11.2018 - 22:15
Ramush Haradinaj është kryeministër i Kosovës, por në media ai shfaqet mjaft popullor, ndërsa nuk heziton të flasë për të shkuarën e tij sa herë pyetet për të.
Haradinaj ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”, ku ndër të tjera u pyet edhe për punët që ka bërë në të shkuarën. Ai ka thënë edhe më parë se ka punuar si roje, por edhe në kopshtar.
Ndërsa mbrëmjen e sotme, ai tregoi edhe një detaj tjetër nga jeta e tij. Haradinaj tregoi se ka punuar edhe në Shqipëri, duke mbledhur hekura.
“Kam punuar për disa kohë në Shqipëri së bashku me disa persona të tjerë, duke mbledhur hekura të vjetër, të cilët më pas i çonim për shkrirje në Elbasan. E kam bërë edhe këtë”, u shpreh Haradinaj.