MENU
klinika

Ngacmoi seksualisht

Kampioni dhe miku i Kastros përfundon në burg

09.11.2018 - 20:00

Mund të kesh marrë medalje ari dhe të jesh idhull i vendit tënd, por ngacmimi seksual është një vepër e rëndë kudo në botë dhe përfundon në burg. Ish-boksieri kubanez Felix Savon, fitues i 3 medaljeve të arta olimpike në “Barcelona 1992”, “Atlanta 1996” dhe “Sydney 2000”, ka përfunduar në burg, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj monirenëve.

Lajmin e kanë konfirmuar mediat kubaneze, që konfirmojnë se 51-vjeçari ndodhet prej 24 orësh pas hekurave, pas denoncimit që kanë bërë familjarët e një fëmije 12-vjeçar. Shteti kubanez, që gjithnjë ka mbrojtur ikonat e tij të sportit, duke mbyllur skandale të këtij lloji, këtë herë nuk ka mundur të veprojë në kohë, pasi lajmi është publikuar në disa media.

Felix Savon ka qenë një mik i Fidel Kastros, që e ka konsideruar të “pamposhtur”. Ai ka mbyllur karrierën si sportist në vitin 2001, pas dy dekadash në ring, sport që e ka praktikuar që në moshën 14-vjeçare.

Savon ka qenë kampion absolut në Lojërat Olimpike në peshën e rëndë, ku fitoi 3 medalje të arta, ndërkohë që është shpallur kampion bote në këtë peshë në 6 edicione radhazi të Botërorëve (vitet 1986-1997). Ai është boksieri kubanez me më shumë fitore në arenën ndërkombëtare, me 266 fitore dhe vetëm 9 humbje.

Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit