MENU
klinika

Chalazia

Keni një gungë në sy dhe përplasni shpesh qepallat?

21.11.2018 - 20:13

Nëse zgjoheni një mëngjes dhe vini re një ënjtje të vogël apo gungë në qepallën tuaj, mos u shqetësoni shumë.

Mjekët e quajnë atë “chalazion” – “chalazia” nëse keni më shumë se një. Është një nga llojet më të zakonshme të gungave në qepalla.

Chalazia ka më shumë gjasa të shfaqet në qepallën tuaj të sipërme, pa përjashtuar edhe rastet e shfaqjes së tyre në pjesën e poshtme të syrit.

Krijohet në bazë të qerpikëve tuaj, që mund të shkaktohet edhe nga një infeksion bakterial, zakonisht nga bakteret Staphylococcal.

Ajo zhvillohet më shpesh tek të rriturit midis moshës 30 dhe 50 vjeç.

Shkaqet

Ju keni gjëndra në të gjithë trupin tuaj. Qelizat, indet dhe organet tuaja duhet të punojnë mirë, për një funksion normal të organizmit. Gjëndrat e yndyrës (meibomiane) në qepallat tuaja të sipërme dhe të poshtme krijojnë yndyrën që përzihet me lotët dhe mbrojnë sytë.

Nëse yndyra e krijuar nga gjëndrat është shumë të trashë ose nëse gjëndrat janë bllokuar për shkak të inflamacionit, mund të krijohet një chalazion. 

Simptomat

Chalazia ndodhë më shpesh tek të rriturit sesa te fëmijët dhe fillon e duket gradualisht në sy. Mund të fillojë të shfaqet një zonë të vogël, e kuqe, e fryrë, si e lënduar ose e dhimbshme kur preket. Pas disa ditësh dhimbja zakonisht largohet, por ndjesia e përplasjes së qepallave dhe gunga mbetet.

Mund të keni:

• Një gungë e vogël në qepallë;

• Ënjtje e qepallës;

• Ndonjëherë përplasje të shpeshtë të qepallave;

• Siklet;

• Skuqje e lëkurës ku është shfaqur Chalazia;

• Sytë që rrjedhin;

• Acarim në sy;

• Vizion i turbullt.

Chalazia shpesh kthehet, në të njëjtën zonë ose edhe në një vend tjetër.

Diagnoza

Me një optometër do të përdoret drita dhe mjete të zmadhimit për të parë në margjinat e qepallave tuaja, bazën e qerpikëve dhe hapjet e gjëndrave tuaja meibomiane. Mjeku zakonisht do t’ju bëjë pyetje në lidhje me simptomat tuaja, problemet e kaluara me sytë dhe historinë shëndetësore në përgjithësi.

Ju mund të keni pasur chalazia më shumë se një herë. Nëse nuk jeni kontrolluar nga një okulist, mjeku i familjes do t’ju drejtojë për një kontroll më të specializuar. Okulisti do të kontrollojë nëse është chalazia apo një problem tjetër i syve.

Chalazia është shpesh rezultat i mosfunksionimit të gjëndrave yndyrore. Trajtimi i kësaj gjendjeje mund të zvogëlojë rrezikun e kthimit nga chalazia.

Trajtimi në shtëpi

Chalazia shpesh mund të shkojë me ditë ose javë pa trajtim. Për të ndihmuar shërimin e tyre, mund të aplikoni fasha të ngrohta në kapakun tuaj të prekur për 10 deri në 15 minuta të paktën katër herë në ditë. Ky trajtim mund të zbusë yndyrat e ngurtësuara, duke i ndihmuar ata që të kullojnë.

Mjeku ose infermierja mund t’ju japë udhëzime. Me duar të pastra, prekeni butësisht për ta ndihmuar atë që të kullojë natyrshëm.

Gjithashtu mjeku do t’ju bëj vizitën dhe do t’ju tregojë se si të kujdeseni për një shërim të shpejtë. Ai gjithashtu mund t’ju sugjerojë të përdorni pika ose krem për sy.

Nëse trajtimet më të thjeshta nuk funksionojnë, mjeku juaj mund të përshkruajë ilaçe ose t’ju japë injeksione për eliminimin e këtij problemi. Nëse chalazia është e infektuar, do të duhet të hiqet me kirurgji dhe antibiotikët gjithashtu nevojiten për të trajtuar infeksionin.

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!

Rekomandimet për përdorimin e pajisjeve digjitale

Sa orë duhet të qëndrojmë në telefon?