MENU
klinika

Arsyet e kollës...

Kollë edhe nga çrregullimi psikologjik!

14.11.2018 - 13:46

Kolla mund të jetë në mënyrë të vullnetshme ose të pavullnetshme, afatshkurtër ose afatgjatë, një simptomë e një problemi fizik ose shenjë e një çrregullimi psikologjik.

Një kollë e rastësishme është normale dhe e shëndetshme. Një kollë që vazhdon për disa javë ose një që shkakton mukusin e bardhë apo me gjak mund të tregojë një gjendje që ka nevojë për kujdes mjekësor.

Një kollë mund të sinjalizojë ankthin. Njerëzit të cilët kolliten në mënyrë të detyrueshme pa asnjë arsye mund të përjetojnë siklet ose stres.

Shkaqet

Kollitja mund të jetë akute ose kronike. Kollitjet akute fillojnë papritmas dhe zakonisht zgjasin dy deri në tre javë. Kollitjet akute janë ato që përjetojnë shumica e njerëzve. Shkaqet më të zakonshme të kollës akute janë nga i ftohtë, gripi ose bronkiti akut.

Kollitjet akute shpesh janë kollë produktive, që do të thotë se ato prodhojnë mukus ose gëlbazë që vjen nga mushkëritë dhe fyti.

Shkaqet e kollitjes akute përfshijnë:

• I ftohtë i zakonshëm;

• Influenca (gripi);

• Thithja në ajër e një ngacmuesi;

• Tension ose tërheqja e muskujve të barkut.

Kollitjet kronike zgjasin më shumë se dy deri në tre javë dhe disa njerëz kolliten çdo ditë. Dhjetëra arsye mund të shkaktojnë një kollë të vazhdueshëm, por pothuajse 90 për qind e kollës kronike shkaktohet nga:

• Rrjedhja postnasale;

• Astma;

• Sëmundja e refluksit gastroesofageal;

• Bronkiti kronik;

• Një klasë e barnave të quajtur angiotensin-converting enzymes (ACE), të cilat përdoren për të trajtuar presionin e gjakut.

Nëse nuk keni ndonjë nga këta faktorë risku dhe nuk pini duhan, kontrolloni mjedisin ku jetoni për myk, irritues të tjerë, të cilët mund të kontribuojnë në kollitjet kronike. Kollitja gjithashtu mund të shkaktohet nga cilësia e ajrit të thatë.

Një kollë e thatë mund të jetë një efekt anësor i ilaçeve. Deri në 20 për qind e njerëzve që marrin ACE inhibitorë për të trajtuar hipertensionin përjetojnë këtë efekt anësor. Gratë dhe minoritetet racore kanë më shumë gjasa të preken.

Shkaqet e zakonshme të kollës kronike përfshijnë:

• Alergjinë;

• Astmën (më e zakonshme te fëmijët);

• Bronkitin;

• GERD (sëmundjen e refluksit gastroesophageal);

• Rrjedhjet nga hunda;

• Pirjen e duhanit etj.

Shkaqe të tjera të kollitjes, si kr;onike dhe akute, përfshijnë:

• Sinusitin akut

• Bronkiektazinë (është zgjerimi i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell një risk më të madh për të marrë infeksion);

• Bronkolitin (sidomos në fëmijët e vegjël);

• Mbytjen;

• Sinusitin kronik COPD (sëmundje pulmonare obstruktive kronike);

• Fibrozën cistike;

• Emfizemën (është një gjendje jo normale, patologjike e mushkërive);

• Infraktin;

• Pezmatimin e fytit;

• Kancerin në mushkëri;

• ACE frenues;

• Sëmundjet neuromuskulare, të tilla si: Parkinson, të cilat dobësojnë koordinimin e rrugëve ajrore të sipërme dhe muskujt e gëlltitjes;

• Virusin respirator sincytial (RSV) (sidomos tek fëmijët e vegjël);

• Tuberkulozin.

Trajtimi

Një kollë mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, varësisht nga shkaku. Një kollë që rezulton nga një virus nuk mund të trajtohet me antibiotikë.

Megjithatë, mund ta zbutni atë në këto mënyra:

• Qëndroni të hidratuar duke pirë shumë ujë;

• Çaj me limon;

• Shmangni irrituesit, duke përfshirë tymin dhe pluhurin;

• Pini mjaltë ose çaj të nxehtë xhenxhefili për të lehtësuar kollën tuaj dhe për të pastruar rrugët e frymëmarrjes;

• Përdorni spraj për të zhbllokuar hundën dhe për të lehtësuar frymëmarrjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN