MENU
klinika

Vendosja e një tjetër tarife

Koncesioni Tiranë-Durrës/ Ekspertët për rëndimin e taksave

01.11.2018 - 19:40

Ekspertët e ekonomisë e shohin me shqetësim vendosjen e tarifës për rrugën Tiranë Durrës.

Ky koncesion, sipas tyre, do të rëndojë bizneset që janë vendosur përgjatë aksit rrugor dhe kanë rreth 60% të aktivitetit që kryhet në Shqipëri.

Në këto kushte ata shprehen se dhe kostot duhet të jenë sa më minimale, si një stimul për zhvillimin e ekonomisë.

besart kadia-konica.al
besart kadia-konica.al

Një nga ekspertët e ekonomisë Besart Kadia thotë:

“Është vizioni i të ardhmes, ku Durrësi dhe Tirana do quhen dyrnaja, praktikisht do jetë një zonë e përbashkët ekonomike dhe për këto arsye nga këndvështrimi ekonomik do të ishte një hap pas për ekonominë e zonës nëse do bëhet me pagesë kalimi në këtë aks rrugor.”

Nga ana tjetër edhe drejtuesit e mjeteve shprehen të zhgënjyer për shtimin e taksave teksa thonë:

“E rëndon popullin, se ne do shtojmë biletën.”

“Ne i paguajmë taksat kur paguajmë taksat e makinës.”

Rruga Tiranë Durrës përshkohet nga 50 mijë automjete në ditë.

Në bazë të një përllogaritjeje në rast se ky numër mbetet i pandryshuar në 30 vjet të ardhurat e firmës nëse rruga do të faturohet me 2 euro për kalim do të jenë 1.1 miliardë euro ose 3 herë më shumë nga fitimi fillestar.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës