MENU
klinika

Progres i vazhdueshëm

Kongresi Hematologjisë për herë të parë në Shqipëri

07.11.2018 - 10:55

Është zhvilluar në Tiranë për herë të parë Kongresi XIII i Hematologjisë me temë: “Hematologjia Shqiptare në proges të vazhdueshëm”.

Ky Kongres është organizuar nga Shoqata Shqiptare e Hematologjisë dhe është akredituar nga Zyra Europiane e Akreditimit të Evenimenteve Shkencorë. (EBAH)

Qëllimi i këtij kongresi është informimi mbi protokolle të reja kimioterapeutike të hematologëve dhe paraqitja e trajtimeve më të fundit si edhe mundësia e përfshirjes së pacienteve tanë në studime të shumta klinike që zhvillohen në mbarë botën.

Në kongresin dy ditor kishte pjesëmarrje të gjerë të hematologëve shqiptarë dhe kosovarë gjithashtu lektor nga Amerika dhe vende të ndryshme të Europës.

Sipas Persidentit të Shoqatës Shqiptare të Hematologjisë, Prof. Arben Ivanaj, një ndër prioritetet e kongresit është zhvillimi i transplantit të palcës kockore si e vetmja terapi kurative për shumë sëmundje malinje hematologjike.

Për të vijuar me përsosjen e mjekimit dhe profilizimi i trajtimit të pacientëve sipas mutacioneve genetike, duke vënë theksin në të kuptuarit mirë të origjinës së sëmundjeve malinje të gjakut për të perfeksionuar trajtimin e tyre, me synim personalizimin e mjekimit për çdo të sëmurë.