14.11.2018 - 09:11
Një e moshuar 68-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj mëngjesin e sotëm në Korçë.
Viktima, Ramije Mushaj është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.
Viktima jetonte e vetme dhe vuante prej disa kohësh nga diabeti. Policia dyshon se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia e Korçës po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.