MENU
klinika

Dështimi i dytë

Kosova nuk pranohet në INTERPOL

20.11.2018 - 10:17

Kosova përfundimisht nuk do të jetë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë, INTERPOL.

Edhe pas raundit të dytë të votimit vendi nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave të nevojshme.

Lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë policore ishte shumë i ashpër.

Ndryshe, Kosova kishte aplikuar edhe më parë për anëtarësim në INTERPOL.

Aplikimi i parë për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL ishte bërë në vitin 2010 nga krerët e MPB-së së Qeverisë së Kosovës të asaj kohe. Kërkesa për aplikim ishte dorëzuar tek Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, por e cila nuk ishte kaluar tek organet tjera të INTERPOL-it për shqyrtim të mëtejshëm. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

A do të anëtarësohet Kosova në INTERPOL?