MENU
klinika

Hakmarrja e Kosovës

Kosova rrit 100% taksën për produktet nga Serbia

21.11.2018 - 15:25

Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina për në Kosovë nga dita e mërkurë do të kenë taksë prej 100 për qind.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës ka miratuar propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve që vijnë nga këto dyja vende.

Nga sot t’i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina“, tha Shala në mbledhjen e Qeverisë.

Kujtojmë se me datë 8 nëntor ishte vendosur taksa prej 10 për qind. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Integrimi i Serbisë në BE

‘Kosova nuk është kushti i vetëm’