Kroacia ka fituar edicionin 2018 të Davis Cup, turneu i kombëtareve për meshkuj në sportin e tenisit, duke mundur 3-1 në finale Francën, kampione në fuqi. Ndeshjet finale të këtij edicioni u luajtën në Lilë të Francës (fushat me dhè), aty ku ballkanasit u treguan më të saktë dhe e merituan fitoren.
Tenisti kroat Marin Cilic ishte vendimtar në këto finale, duke korur dy nga tri fitoret e arritura nga kombëtarja e tij, më e fundit sot, kur mundi 3-0 (7-6, 6-3, 6-3) francezin Lucas Pouille.
Ky ishte edicioni i fundit i këtij turneu me këtë format, që nis në mars e përfundon në nëntor. Nga viti i ardhshëm, ku turne do të ketë një format tjetër, do të zhvillohet i gjithi brenda dy javësh, në fund të sezonit.
There is one stat that matters more than any other – Croatia has won its 2nd #DavisCup ? after an exciting day of action in Lille!
Here is the State of Play brought to you by @CroweGlobal! pic.twitter.com/uSqMEZhvGl
— Davis Cup (@DavisCup) November 25, 2018
Në përbërje të ekipit kroat që fitoi këtë edicion të Davis Cup, bashkë me Marin Cilic ishin edhe Borna Coric, Franko Skugor, Mate Pavic dhe Ivan Dodig.