MENU
klinika

Prishja e banesave

Kryemadhi: Rama ka tepsinë, ‘Unaza e Re’ na godet të gjithëve

27.11.2018 - 22:17

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme njè takim me strukturat e LSI-së në Tiranë.

Kryemadhi ka ndaluar sërish në çështjen e prishjes së banesave që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Re, teksa shtoi se ky rast na godet të gjithëve në kokë.

Ndërkohë liderja e LSI, vijon akuzat kundrejt kryeministrit Rama, duke shtuar se kryeministri nuk ka program politik por tepsinë, dhe kazanin.

“Rasti i banorëve të Unazës së Re, është një nga rastet më domethënëse, e cila na godet në kokë jo vetëm ne politikanëve, por duhet të na godasin në kokë që të gjithëve, çdo anëtari partie dhe çdo qytetari.

kryemadhi lsi-konica.al
kryemadhi lsi-konica.al

Ajo që pamë sot ishte një mizanskenë, por shumë jo e realizuar artistikisht, disa punonjës bashkie që pozonin për fotografin e Edi Ramës, të cilët me kënaqësinë më të madhe kishin pranuar që t’i shkatërroheshin shtëpitë e tyre, mundi dhe djersa e 20 e disa viteve të fëmijëve të tyre, apo dhe vetë banorëve të shtëpisë dhe të shkonin dhe të merrnin një lëmoshë me një qira 3-vjeçare në banesat sociale.

Jo vetëm që është qesharake, por është edhe shumë e turpshme. Është e turpshme tallja, me të cilën kërkojnë të përdorin ndaj qytetarëve, jo vetëm të Unazës së Re, po edhe qytetarëve të Tiranës.

Për ne nuk ka diferencim as race, as feje. Për ne ka vetëm një, ajo është Shqipëria, pavarësisht bindjeve tona politike, pavarësisht programeve tona politike, por në fund të ditës të gjitha programet politike rakordojnë në një pikë, t’u shërbejnë qytetarëve.

Vetëm Edi Rama nuk ka program politik, Edi Rama ka tepsinë, kusinë edhe kazanin. Edi Rama nuk ka as ulje taksash.”