MENU
klinika

Vizita zyrtare

Kryemadhi: Rritje të investimeve kineze në Shqipëri

02.11.2018 - 17:19

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vizitoi sot qytetin Guangzhou, i cili njihet si një nga qendrat më të mëdha ekonomike në Kinë dhe qendër e disa prej kompanive më të njohura në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

Kryemadhi u prit në Guangzhou nga ZëvendësKryetari Chen Zhiying. Kryetarja e LSI-së vlerësoi punën e bashkisë në menaxhimin e qytetit dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare. Ajo u shpreh se shumë biznese shqiptare bashkëpunojnë me kompani kineze të vendosura ne Guangzhou. Ndërkohë që shprehu mbështetjen e saj për hapjen e konsullatës shqiptare në Guangzhou tregoi edhe interesin e madh të shqiptarëve për ngritjen e saj.

Ajo theksoi se ka ende shumë hapësira për bashkëpunim ndërmjet dy palëve dhe se Shqipëria ka mjaft mundësi të pashfrytëzuara për sipërmarrjet kineze dhe mbi të gjitha në fushën e turizmit.