Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte ditën e sotme në një vizitë në Pekin në Universitetin e Unionit për të zhvilluar një takim, në një ndër departamentet më të mëdha në botë.
Gjatë takimit, në fjalën e mbajtur Kryemadhi deklaroi se Shqipëria është potencial i madh në fushën e turizmit, duke e cilësur atë si shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Ajo shtoi se vendi ynë ka ende një mungesë të madhe në edukimin e profesionistëve në këtë fushë.
Kryemadhi ndoqi me vëmendje aktivitetet e studentëve të Universitetit dhe demonstrimet në kulinari e mikpritje.
Kryetarja e LSI ftoi Universitetin e Unionit të Pekinit të vizitojnë Shqipërinë me qëllim fillimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi me Universitetet shqiptare.
Vitin që vjen në Tiranë do të mbahet edhe konferenca e radhës e Aleancës së Turizmit në Kuadër të platformës 16+1 që është një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë.