Edhe pse kishin paralajmëruar dorëheqjet e tyre, katër kryetarët e komunave veriore, nuk e kishin bërë këtë dorëheqje në mënyrë zyrtare gjatë kësaj jave.
Mirëpo sot zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, tregojnë që dorëheqjet të cilat i kanë paraqitur kryetarët, kanë arritur në ministri.
Kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri si: Kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiç, ai i Leposaviqit, Zoran Todiç, kryetari i Zubin Potokut, Stevan Vuloviç si dhe kryetari i Zveçanit, Vucina Jankoviç, vendosën ta ndërprejnë gjithë komunikimin me institucionet kosovare.
Nëpërmjet një konference, ata paraqitën rezolutën prej katër pikash.
Të katërt kryetarët e komunave veriore, zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përmes një përgjigjeje me shkrim ka bërë të ditur për mediat dhënien zyrtare të dorëheqjes nga ana e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në Veri.