MENU
klinika

Dorëheqja e kryetarëve serb

‘Kryetarët e komunave serbe të ndikojnë te Beogradi’

29.11.2018 - 16:43

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Avni Arifi u bëri thirrje kryetarëve në dorëheqje të komunave me shumicë serbe në veri që të ndikojnë në Serbinë për të mos i bërë probleme Kosovës.

Arifi tha këtë duke përsëritur se masa e rritjes shtesë në taksën e mallrave serbe nuk ishte drejtuar kundër komunitetit serb, kryetarëve të komunave apo cilitdo që jeton në Kosovë.

'Kryetarët e komunave serbe të ndikojnë te Beogradi' konica.al
‘Kryetarët e komunave serbe të ndikojnë te Beogradi’ konica.al

Kjo do të ishte më e mira. Edhe sot, për shkak se ata janë te Vuçiç, ata i kërkojnë atij të ndalë fushatën që po udhëheq kundër Kosovës”, tha Arifi.

Ai beson se Serbia nuk mund ta njohë Kosovën dhe ta quajë “të ashtuquajtur” dhe njëkohësisht të shesë mallra me vlerë 500 milionë euro në tregun e Kosovës. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN