Kjo gjendje ndodh më shpesh tek adoleshentët, njerëzit në të njëzetat apo të tridhjetat, por mund të ndodhë edhe më vonë në jetë.
Paraliza e gjumit është paaftësia për të lëvizur trupin tuaj kur jeni duke fjetur ose duke u zgjuar. Kur ju jeni në gjumë, truri juaj orienton muskujt për t’u çlodhur dhe qëndrimi pa lëvizur është më i zgjatur. Në ‘paralizën e gjumit’, simptomat mund të shfaqen edhe kur jeni zgjuar.
Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit thotë se paraliza e gjumit është një problem i zakonshëm i gjumit. Vlerësimet tregojnë se këtë problem shëndetësor e kanë nga 5-40% e popullsisë.
Disa njerëz përjetojnë paralizën e gjumit vetëm një herë në jetën e tyre, ndërsa të tjerët e përjetojnë atë shumë herë.
Paraliza e gjumit mund të jetë një shenjë e narkolepsisë, një çrregullim gjumi që shkakton përgjumje ekstreme gjatë ditës dhe njerëzit mund të bien në gjumë të gjatë.
Çfarë ndodh në paralizën e gjumit?
Episodet e paralizës së gjumit mund të zgjasin disa sekonda ose minuta. Gjatë një episodi, ju jeni ende në gjendje të merrni frymë normalisht dhe jeni të vetëdijshëm për gjithçka që po ndodh.
Mund të ndodhin simptomat e mëposhtme:
• Pamundësia për të folur;
• Pamundësia për të lëvizur krahët, këmbët, trupin ose kokën;
• Halucinacione që ju bëjnë të shihni, dëgjoni, ose ndjeni gjëra që nuk janë vërtet aty.
Faktorë të tjerë që mund të kontribuojnë në gjendjen e paralizës së gjumit janë:
• Mungesa e gjumit;
• Një orar i çrregullt i gjumit;
• Stresi;
• Fjetja në shpinë;
• Disa barna që mund të pini;
• Abuzimi me drogë ose alkool;
• Çrregullimet bipolare etj.
Trajtimi i paralizës së gjumit përfshijnë:
• Rekomandohet të flihet gjashtë deri në tetë orë gjumë gjatë natës;
• Medikamente për trajtimin e çrregullimeve bipolare ose ndonjë çrregullim tjetër të shëndetit mendor;
• Trajtimi i disa dhimbjeve të cilat shkaktojnë prishjen e gjumit;
• Antidepresivë për të zvogëluar ose eliminuar problemet e diagnostikuara, nëse keni narkolepsi (edhe nëse nuk jeni në depresion).