MENU
klinika

Botulizmi

Kujdes nga këto baktere, shkaktojnë paralizë!

20.11.2018 - 15:54

Botulizmi është një sëmundje e rrallë, paralitike (paralizë) e shkaktuar nga toksinat, nga disa baktere të Clostridium që prodhojnë spore, të cilat gjenden në tokë dhe në ujin e papastër.

Kjo sëmundje paralitike shkaktohet nga të njëjtat toksina të përdorura në injeksionet e Botox. 

Bakteret Clostridium botulinum zakonisht shkaktojnë këtë sëmundje serioze dhe të rrezikshme për jetën e individit, por edhe C. butyricum dhe C. baratii gjithashtu nganjëherë shkaktojnë botulizëm.

Ka pesë lloje të botulizmit, të cilat janë:

• Botulizmi ushqimor, i cili shkaktohet nga konsumimi i ushqimeve të kontaminuara me toksinën botulinik dhe më shpesh gjendet te perimet e konservuara në shtëpi, mishi i derri i konservuar, peshku i tymosur ose i papërpunuar;

• Botulizmi mund të zhvillohet nëse C. botulinum hyn në një plagë të hapur dhe liron toksina;

• Botulizmi te fëmijët ndodh pasi mund të kenë konsumuar sporet bakteriale, zakonisht duke ngrënë mjaltin e kontaminuar;

• Toksemia (helmimi i gjakut) e rritur është botulizmi, i cili gjithashtu zhvillohet nga konsumimi i sporeve;

• Botulizmi iatrogjenik (dmth shkaktohet nga barnat glukokortikoide), një mbidozim aksidental i toksinës së botulinumit (si p.sh. injeksione Botox).

Ka rreth 145 raste të raportuara të botulizmit në Shtetet e Bashkuara çdo vit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Botulizmi foshnjor është lloji më i zakonshëm, që zë rreth 65 për qind të rasteve, e ndjekur nga botulizmi ushqimor dhe i plagëve, përkatësisht në rreth 15 dhe 20 për qind. Botulizmi i rritur i toksemisë dhe botulizmi iatrogjenik janë shumë të rralla.

Simptomat e botulizmit

Toksina e botulinumit shkakton paraliza të muskujve.

Te fëmijët dhe të rriturit, kjo mund të rezultojë në:

• Vizion i paqartë dhe i dyfishtë;

• Qepallat e rëna;

• Të folur shumë të ngadaltë dhe vështirësi në gëlltitje;

• Tharje goje;

• Dobësi në muskuj;

• Dhimbje barku;

• Të përziera dhe të vjella.

Botulizmi ushqimor zakonisht prodhon këto simptoma, 18 deri 36 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar, edhe pse simptomat mund të paraqiten në mes 6 dhe 10 ditëve pas marrjes së baktereve.

Shenjat e botulizmit te foshnjat përfshijnë:

• Ushqyerja e dobët;

• Letargji dhe dobësi;

• Kapsllëk

• Muskuj të dobësuar etj.

Botulizmi i patrajtuar mund të shkaktojë paralizë të krahëve, këmbëve, trungut dhe muskujve të frymëmarrjes, në raste të rënda shkaktohet vdekja për shkak të pamundësisë për të marrë frymë.

Trajtimi i Botulizmit

Një ilaç i quajtur botulinus antitoxin përdoret për të luftuar toksinën paralizuese të baktereve që qarkullojnë në trup. Nëse antitoxina është dhënë para se të paralizohet, ajo mund të parandalojë përkeqësimin e simptomave dhe të shkurtojë kohën e shërimit të personit.

Njerëzit me botulizëm të rëndë që përjetojnë paralizë dhe dështim të frymëmarrjes duhet të vendosen në një makinë frymëmarrjeje për disa javë ose muaj.Ata gjithashtu kërkojnë kujdes intensiv mjekësor dhe infermieror derisa paraliza të përmirësohet, si një proces i ngadalshëm.

Për të përshpejtuar rimëkëmbjen nga botulizmi ushqimor, mjekët mund të nxisin vjellje ose defekim (me klizmë) për të nxjerr jashtë nga zorrët ushqimin e kontaminuar. Trajtimi i plagëve të infektuara, zakonisht është me kirurgji dhe antibiotikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN