MENU
klinika

E thonë studiuesit

Kulla e Pizës po “drejtohet”!

21.11.2018 - 18:37

Kulla e Pizës, një nga destinacionet më të frekuentura në Itali nga vizitorët, për shkak të pjerrësisë së saj, po “drejtohet”.

Pjerrësia e kullës 57 metra të gjatë ka ardhur për shkak të një rënieje të bazës së tokës që ndodhi në fazat e hershme të ndërtimit të saj. Ajo është ndërtuar ne mes të shekullit të 12 dhe 14.

Ndërkohë, 3 profesorë Salvatore Settis, Carlo Viggiani dhe Donato Sabia, të cilët janë pjesë të grupit të monitorimit pas më shumë se 17 vjet vëzhgim të lëvizjeve të monumentit të famshëm, i cili mbledh me mijëra turistë, thonë se kulla tashmë është e qëndrueshme dhe po e zvogëlon pjerrësinë e saj, edhe pse me një lëvizje shumë të ngadaltë.

Në 20 vite kulla ka rikuperuar rreth 4 cm pjerrësi nga “parashikimet” dhe stabiliteti i saj është më mirë se asnjë herë tjetër.

Studiuesit takohen çdo tre muaj dhe bëjnë matjet e duhura për lëvizjet e kullës dhe këtë herë surpriza është se Kulla e Pizës nuk po vazhdon të varet, ajo ka qëndruar konstante nga matjet e fundit.