MENU
klinika

Trashëgimi Kulturore

Kulla e Sahatit të Gjirokastrës rizgjohet

11.11.2018 - 12:13

Dikur ajo paralajmëronte gjithë gurin që ishte bërë qytet bashkë me kala që të zgjohesh dhe të vazhdonte rrjedhën e organizimit të kohës. Jehona e saj para 1913 dëgjohej sa të hanin sytë hapësirë.

Kishte disa dekada që qyteti dhe kalaja kishin ngelur të shurdhëta. Kullën e kishte zënë gjumi. Ato rizgjoheshin nga Kulla e Sahatit të Kalasë së Gjirokastrës. Ajo të shikon krenare mbi qytet në majë që nga lumi i Drinos. Është e para që të përshëndet.

Gjirokastra që po fle gjumë, me një mijë e një probleme, ka tashmë një kullë sahati të rikostruktuar që nuk fle gjumë po është zgjuar.

Gjirokastra e gjitha si një si një ansambël i gurtë historik me vlera të paçmueshme kombëtare do të ketë sërishmi një vlerë të saj të rikostruktuar, krenarinë e qytetit, Kullën e Sahatit.

Në jehonën e kambanës së saj kalon një nostalgji e tërë njerëzish, histori e pamatë dhe rezatimi deri sa të ha syri hapësirë në Lunxhëri. Paralajmëronte falas një kohë që duhej shfrytëzuar.

Për nga trashëgimia kulturore Gjirokastra gjithmonë ka qenë nga qytetet më të vizituara nga turistët dhe gërsheton bukur arkitektonikën mesjetare të stilit oriental.

Për disa vite tingëllima e sahatit të kalasë së Gjirokastrës ishte kthyer në një nostalgji e njerëzve.

Shumëkush që e ka parë nga afër i ka dhënë përshtypje të veçantë që mbizotëron mbi këtë ansambël të gurtë si qytet.

Ajo ishte nën restaurimin e specialistëve të Institutit të Kulturës për t’i dhënë funksionalitet dhe një rikonstruktim të plotë të saj.

Kulla e Sahatit të Kalasë së Gjirokastrës tashmë ka përfunduar së restauruari. Tashmë akrepat do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Pjesa e poshtme e kullës u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena në fillim të shekullit të XIX. Më vonë u ndërtua dhe pjesa tjetër përfundimtare. Ajo është e vendosur në pjesën lindore të fundme të Kalasë dhe ka një lartësi prej 30 m mbi kala.

Për herë të parë ajo u dëmtua në Luftën e parë Botërore dhe ora bashkë me kambanën u mor nga grekët në 1913. Më pas ajo do të ketë një vëmëndje në vitin 1971 nga një grup i ngritur për të rihabilituar Kalanë e Gjirokastrës pas disa funksionesh që ajo kishte pasur si kala, si spital, si burg, e së fundmi me urdhër shtetëror si vend atraksioni për vizitorët.

Ora u vendos përsëri në këtë kohë bashkë me këmbanën e saj. Si çdo gjë që shkoi drejt rënimit pas 1990 edhe kulla e kalasë së Gjirokastrës u rënua dhe ndaloi funksioni i saj i matjes së kohës për qytetin. Gjatë kësaj kohe mekanizmat e vjetëruara të saj bënë punën e vet, u dëmtuan për shumë arsye dhe më pas u hoqën nga vendi.

Projekti i restaurimit u hartua nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, ndërsa projekti i ndriçimit dhe financimi u bënë të mundur falë Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Ky Projekt kishte si qëllim ruajtjen e vlerave dhe përmirësimin e gjendjes së monumentit, si një pikë kyçe e Kalasë së Gjirokastrës.

Argjiroja tashmë do të flejë e qetë, kulla e qëruar në pastërtinë e saj, e rregulluar, rindërtuar si e hekurosur fringo e re, i paraqitet qytetit plot madhështi si dikur.

nga Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët