Është një frut jo vetëm i këndshëm e i ushqyeshëm, por edhe kurativ. Fruti i fikut përmban vitamin C, A, hekur, kalcium, bakër, karbohidrate, mbi 60% yndyrna e albumina etj.
Këto lëndë përbërëse të frutit vënë në lëvizje aparatin tretës dhe i japin energji trupit. Fruti i fikut mund të përdoret në të gjitha format. I freskët, i tharë, i përpunuar në trajtë marmalalte, reçel, pekmez etj.
Fiku është një ilaç shumë i mirë kundër kapsllëkut, por nuk rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, sepse përmban shumë kalori, rreth 250 kalori në 100 gr fiq.
Frutat e fikut treten mjaft lehtë në organizëm dhe kurojnë gjithashtu:
Aneminë;
Shpretkën;
Ripërtëritjen e mëlçisë;
Kollën kronike;
Zërin e ngjirur.
Ndërkohë, lëngu i fikut përdoret me efikasitet në acarimin e mishit të dhëmbëve, ndërsa qumështi i tij për heqjen e kallove.
Zhduk lythat
Merret qumështi i fikut të egër dhe lyhen lythat me të, rreth 3-4 herë në ditë, duke e vazhduar terapinë për një javë rresht, derisa lythat të fillojnë të bien vetvetiu.
Kuron astmën bronkiale
Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër astmës bronkiale. Këshillohet të merret 1-2 gjethe të freskëta fiku. Ato vendosen të ziejnë në 200 ml ujë, derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Lëngu i fituar pihet në darkë para gjumit, ose në mëngjes esëll.