MENU
klinika

Përgatisni kurën e duhur

Kurues i diarresë dhe menstruacioneve

25.11.2018 - 13:14

Është dru i lartë, me trung të madh e gjethe të forta. Gjethet i ka vezake, të blerta, ndërsa nga poshtë në të blertë të çelët.

Lulet e dushkut dalin te lastarët e rinj dhe ai lulëzon në maj. Fruti është i mbështjellë me lëvoren e famshme deri në tetor. Zakonisht, rritet në vende me temperaturë mesatare, jo më pak se 10 gradë celcius.

Kërkon tokë të thellë, me lagështi të bollshme dhe pjellore si dhe shumë dritë. Druri i dushkut është mjaft i mirë për ndërtimtari, metalurgji në linjat hekurudhore si dhe në industrinë e mobiljeve.

Lëkura i përdoret në prodhimin e esencave farmaceutike, kurse frutet për ushqimin e bagëtive. Për qëllime mjekësore përdoret lëkura e degëve të reja si dhe fruti i tij. Lëkura është mirë të mblidhet në maj, ndërsa frutet në tetor.

Kurimi i gjakderdhjeve

Kura efikase në këtë rast përftohet nga 1-2 lugë kafeje me lëkurë të ngrirë dushku, e cila lihet në ujë të ftohtë disa orë, pastaj kullohet dhe pihet nga dy gota në ditë. Kjo përgatitje përdoret për kurimin e pezmatimit të stomakut dhe zorrëve, diarreve të mëdha, në menstruacione dhe helmime.

Me përdorim të jashtëm, këshillohet në djegie, plagë, në ënjtje të mishit të dhëmbëve etj. Në diarre dhe dizenteri frutat e dushkut mund të kavardisen derisa të marrin një ngjyrë kafe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN