MENU

Migrena

Kush preken më shumë, femrat apo meshkujt?

08.11.2018 - 16:01

Migrena karakterizohet me kriza dhimbjesh të forta të kokës, zakonisht në gjysmën e saj dhe në pjesë të veçanta, me çrregullime të tretjes sidomos me të vjella, me turbullime të pamjes dhe keqësim të gjendjes së përgjithshme.

Sëmundja prek më shume femrat dhe sidomos moshën e re ( më pak se 30 vjeç).

Kriza fillon përnjëherësh me dhimbje të forta koke, zakonisht në gjysmën e saj. Të sëmurët thonë për dhimbjen: sikur u bie njeri me çekiç ose sikur diçka hidhet brenda në kokë.

Dhimbja bëhet më e fortë kur lëviz kokën, kur preket lëkura, kur ka dritë, kur bën sforcime fizike. Ajo shoqërohet me të vjella që shpesh kanë përmbajtje vreri, pas të cilave i sëmuri qetësohet disi.

Zakonisht para se të shfaqet kriza e cila zgjat nga disa minuta deri në disa ditë (zakonisht 24h), të sëmurët kanë këto shenja paralajmëruese:

Mërzitje;

Mungesë dëshire për gjithçka;

Marrje mendsh;

Pagjumësi;

Miza miza para syve;

Nuk durojnë zhurma;

Të përziera ose të vjella.

Çdo i sëmurë ka shenjat e tij paralajmëruese. Pasi mbaron kriza i sëmuri ndjen dobësi të përgjithshme, është i përgjumur, nuk ka dëshirë për punë. Gjatë krizës i sëmuri duhet të qendrojë i shtrirë në qetësi të plotë në dhomë, pa dritë, pa zhurmë dhe pa e shqetësuar të tjerët.

Krizat e lehta dhe të mesme mund të qetësohen mirë vetëm në qetësi shpirtërore duke e mbajtur afër me fjalë të mira dhe shëtitje jashtë në ajër të pastër.

Migrena te femrat përmirësohet më shpejt me kalimin e periodave dhe në fazën e menopauzës ajo lehtësohet më shumë, kurse te meshkujt kjo sëmundje mbetet e përjetshme.

Disa mjekime popullore:

Merrni 1 lugë gjelle me fara të thara ftoi. I copëtoni dhe i zieni në 2 gota ujë për 20-25 min. kullohet në një filxhan kafeje. Ky ilaç i jepet të sëmurit për ta pirë në raste krize të migrenës.

Nëse personi që lëndohet nga migrena, kupton që do të pësojë krizë, menjëherë duhet të hajë 1 mollë. Në këtë mënyrë do të pengohet sulmi i migrenës, pra do të zbuten dhimbjet.