Ftoi është një frut i shijshëm që përdoret për vetitë e mira terapeutike që ka.
Ai vepron në bark si tkurrës, duke parandaluar gjakderdhjen e tepërt gjatë ciklit menstrual. Të ngrënit e ftoit pas ushqimit qetëson stomakun, por nëse teprohet së ngrëni, shkakton dhimbje të mëdha në stomak.
Shurupi nga ftoi është i mirë kundër kollës dhe dhimbjeve në grykë. Kremi nga ftoi freskon venat dhe forcon stomakun.
Kurimi i diarresë
Merret një grusht me gjethe ftoi dhe ziehen në një litër ujë, për gjysëm ore. Pas zierjes, kullohet dhe dhe përzihet me një filxhan uthull trëndafili apo molle. Ky ilaç i jepet të sëmurit nga një filxhan çdo orë. Me të përgatiten edhe kompresa të ngrohta të cilat vendosen rreth kërthizës.
Veç kësaj, fruti i ftoit përdoret me efekt edhe në:
Minimizimin e menstruacioneve të tepërta;
Lëngu i tij kuron dhimbjet e grykës dhe kollën.
Në këtë material do të gjeni dhe një informacion shtesë për efektet pozitive kurative që ka gorrica.
Gorrica është një dru i vogël që rritet 6-8 metra lartësi dhe lulëzon në muajin mars-prill. Ajo rritet kudo, por më tepër preferon zonën e shkurreve mesdhetare, dushkut dhe ahut.
Lëvorja e saj është e murrme dhe e çarë, degët i ka me gjemba kurse gjethet vezake janë të ngushta dhe me majë të gjatë. Lulet pjalmore të gorricës janë të bardha, kurse thekët me ngjyrë të kuqe në vjollcë.
Fruti i rrumbullakët ka tul të fortë dhe me gurëza. Ai piqet në tetor dhe përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore prej kohësh.
Kryessht gorrica shëron:
Difterinë;
Largimin e ujit në bark.