MENU
klinika

Gjesti human

Lady Gaga shpërndan pica për të evakuuarit nga zjarret në Kaliforni

14.11.2018 - 14:59

Dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e zjarreve të ditëve të fundit në Kaliforni, shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur, ndërsa me mijëra janë banorët e evakuuar nga zonat e prekura.

Kanë qenë të shumtë personazhet e famshëm që janë prekur nga fatkeqësia natyrore, mes tyre edhe Kim Kardashian, që jetonin në këto zona.

Por ka edhe nga ata si Lasy Gaga, një prej të prekurve në Malibu, që po mundohet t’u vijë në ndihmë personave të zhvendosur. Të martën, Lady Gaga dërgoi pica dhe kafe në një nga qendrat e shumta të evakuimit të Kryqit të Kuq në Los Anxhelos.

“Sot është dita ime e preferuar e vitit – është Dita e Dashurisë Botërore. Unë ju inkurajoj juve që të bëni një akt human,” tha këngëtarja 32-vjeçare në Instagram. Gaga u detyrua të evakuojë shtëpinë e saj Malibu të premten, kur zjarri u përhap përgjatë bregut të Kalifornisë.

Autoritetet në Kaliforni vazhdojnë kërkimet për më shumë se 200 njerëz që rezultojnë të zhdukur, ndërsa zjarre të fuqishëm kanë përfshirë pjesën veriore dhe jugore të shtetit. Numri i të vdekurve ka arritur në 42.