MENU
klinika

Bujtina me Potkua

Libri “bestseller” në Hollandë që trajton temë shqiptare

02.11.2018 - 16:44

Thaujse 100 vjet më parë, shkrimtari i mirënjohur holandez A. den Doolaard vizitoi Shqipërinë dhe u ndal në veriun e saj gjatë udhës së tij nga Selaniku drejt Sarajevës. Duke udhëtuar, dashurohet pas këtij “vendi të humbur” dhe interesohet për traditat e tij. Krahina ku ndalet gjatë është ajo e Alpeve të Veriut, ku gjen edhe farën e librit të tij më të famshëm.

Si udhëtar, në dejet e tij vlonte dëshira për të zbuluar e hulumtuar gjëra me vlerë, prandaj përshtypje i bën një fenomen krejt i panjohur për të, ai igjakmarrjesNisur nga njohja e tij me këtë realitet shumë të përhapur në zonat ku qëndroi më gjatë, vendos të shkruaj një libër i cili për disa dekada do të ribotohej thuajse 40 herë. Ky libër është “Bujtina me potkua”.

Aty tregohet historia e një gjeologu i cili dërgohet nga kompania e tij angleze për të kontrolluar në Shqipëri nëse ka rezerva minierale. Duke u rruajtur, njihet me një djalosh të vogël i cili e merr për ofendim kur e quan kështu, pasi, sipas tij, ai ishte burrë. Djaloshi jetonte në qytet, sepse në malin ku rrinte, ishte në gjak. Këtu fillojnë aventurat e librit.

Akoma dhe sot, më tepër se 80 vjet pas botimit të parë (1933), libri njihet gjërësisht në Hollandë. Kjo ndodhi për shkak se ky libër u solli holandezëve të qetë frymën e një jete krejt të panjohur për to, por tepër të veçantë.

Duhet kuptuar se libri nuk ka karakter ekzotik dhe nuk u prit si i tillë në Hollandë. Libri ka në vetvete një pjesë të një të vërtete që e njeh autori e cila u mvesh shqiptarëve ata zakone dhe ata cilësi për të cilat duhet të ndihen krenarë.

Romani është i shkurtër, rrëfimi i ngjeshur dhe personazhet e pakët ku secili ka një rol me rëndësi.

“Bujtina me potkua”, sikurse thamë, është botuar thuajse 40 herë në gjuhën e shkrimtarit si dhe është përkthyer në gjermanisht, spanjisht, danisht dhe shqip nga Sherefedin Mustafa dhe është botuar nën logon e “Skanderbeg Books”.

 

/Andreas Dushi

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!