MENU
klinika

Qeveria akuzon separatistët

Lirohen 79 nxënësit e rrëmbyer në Kamerun

07.11.2018 - 15:14

Nxënësit e rrëmbyer nga një shkollë në rajonin veriperëndimor të Kamerunit janë liruar, thonë zyrtarët.

79 nxënës dhe tre persona të tjerë u rrëmbyen të dielën në kryeqytetin e rajonit, Bamenda.

Drejtori i shkollës, shoferi dhe një mësues janë ende në robëri, raporton BBC.

Rrethanat e lirimit të nxënësve nuk janë të qarta, por autoritetet thonë se po merren në pyetje para se të ribashkohen me prindërit e tyre.

Sipas Kishës Presbyteriane të Kamerunit, studentët u braktisën në një nga ndërtesat e tyre në qytetin Bafut, rreth 24 km nga Bamenda.

kamerun lirohen 79 nxenesit e rrembyer-konica.al
kamerun lirohen 79 nxenesit e rrembyer-konica.al

Kisha gjithashtu zbuloi se rrëmbimi i së dielës ishte rasti i dytë në të njëjtën shkollë në më pak se një javë.

Ministri i Komunikimit Issa Bakary Tchiroma tha për AFP se “të gjithë 79 nxënësit janë liruar”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Një prift, i cili po zhvillon negociatat me rrëmbyesit konfirmoi lirimin, por tha se drejtori i shkollës, shoferi dhe mësuesi janë mbajtur, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Qeveria dhe separatistët në rajonin anglishtfolës kanë akuzuar njëri-tjetrin për rrëmbimin.

Një lëvizje separatiste vitin e kaluar kërkoi pavarësinë për rajonet Veriperëndimore dhe Jugperëndimore, dy rajone anglishtfolëse në një vend ku frengjishtja është gjuha zyrtare më e folur.