MENU
klinika

Detajet

‘Lleshi’/ Fleckenstein takon sot Metën

09.11.2018 - 13:50

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein do të takohet sot me Ilir Metën, pas deklaratës së tij se nuk ishte në dijeni të arsyeve të mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga presidenti.

Takimi do të mbahet në Presidencë në orën 14:30.

Në një konferencë për mediat në Tiranë Fleckenstein tha pak orë më parë se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shprehsoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës