MENU
klinika

Reagimi i plotë

Luan Rama ironizon Tahirin përmes një poezie

01.11.2018 - 20:27

Pas daljes publike të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili pohoi faktin se Italia ka mbyllur hetimet ndaj tij, ka reaguar ashpër dhe opozita shqiptare.

Ndër reagimet ishte dhe ai i zv./kryetarit të LSI-së, Luan Rama, i cili me anë të një mesazhi në Facebook Rama kritikon Tahirin si kriminel që bën moral para kamerave për krenari.

Ai shton se Tahiri tentoi të kërcënonte kundërshtarët e tij politikë dhe më tej ka vijaur me disa vargje poezie për ta mbyllur.

Luan-Rama-konica.al
Luan-Rama-konica.al

REAGIMI I LUAN RAMËS

“Ku të përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj, nga prostitutat…

Në këtë vend ku banditi prej kryetarit të partisë bëhet deputet a ministër, e pastaj të gjithë, ministra e deputete shërbëtorë të krimit, ku trafikanti e krimineli bën moral e pafytyrësinë e shet para kamerave për krenari, ku kryeministri merr në mbrojtje horrat, e si zëdhënës i tyre kërcënon kundërshtarët politikë e iu kanoset punonjësve të shtetit që denoncojnë kriminelët, nuk mbetet tjetër veç të kujtojmë vargjet e poetit kur prej dhembjes e dëshpërimit shprehej:

“Eja kënga ime, s’kemi ç’rrimë,
Mes kësaj rrëmuje pa kuptim,
Vrasësi ku hiqet për viktimë,
Dhe viktimës i kërkon shpagim.
Ku të përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj, nga prostitutat,
Ku të marrë e t’urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin rrahin gjokset dhe mburren,
Se luftuan vrimash si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u turren,
Për t’u hequr me nxitim patkonjtë”.”