MENU
klinika

Boksieri shqiptar

Mario Sokoli, debutuesi që pritet të shpërthejë

23.11.2018 - 21:03

Në boksin amator ai për më shumë se 4 vite njeh vetëm fitore, duke i mundur me lehtësi rivalët në cdo kampionat apo kupë organizuar në Shqipëri, madje edhe në turne në Ballkan ka treguar një formë të jashtëzakonshme.

Fjala është për talentin Mario Sokoli, që tani pret shpërthimin e tij në boksin profesionist. Djaloshi, lindur dhe rritur në Tiranë, më 1 dhjetor, do të ndeshet për herë të parë në pa kaskë mbrojtëse, në mes të Gjermanisë, aty ku kanë dalë kampionë të mëdhenj.

Pikërisht në Rastatt, në një mbrëmje gala, ku natyrisht do të ketë edhe ndeshje të tjera, Mario Sokoli do të debutojë në boksin profesionist, ku përballë do të jetë një kundërshtar turk, me eksperiencë dhe që ka fituar disa ndeshje radhazi.

mario sokoli
mario sokoli

Mario Sokoli ndodhet prej ditësh në Gjermani (Karlsruhe), ku po stërvitet fort dhe po përshtatet edhe me klimën. “Nuk dua të flas para kohe, thjesht dua ta nis mirë dhe të heq emocionet e para në një arenë të madhe. Të tjerat ia lëmë kohës. Shpresoj që një ditë të bëj krenarë të gjithë shqiptarët” – shprehet shkurt Mario Sokoli për “Konica.al”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN