Pavarësisht se e ka fituar titullin kampon, Marc Marquez nuk ndalet në këtë sezon të Botërorit të Moto GP. Piloti spanjoll triumfoi në Çmimin e Madh të Tajlandës duke bërë të mundur edhe fitimin e kampionatit për konstruktorë nga ana e Hondës.
Marquez shfrytëzoi mjaft mirë momentin e rrëzimit të Valentino Rossit 4 xhiro nga fundi i garës për të marrë këtë fitore të radhës në karrierën e tij që është e 70.
Në vendin e dytë u rendit Aleks Rins me Suzukin e tij që në çastet e fundit ia rrëmbeu këtë vend francezit Johan Zarcò që e nisi garën nga pole pozition për ta mbyllur atë në vendin e tretë, i ndjekur nga Vinjales në vendin e katërt.
Dukati zhgënjeu totalisht në Çmimin e madh të Tajlandës me Dovizioson, që nuk shkoi më shumë se vendi i 6, ndërkohë që Pirro u tërhoq përfundimisht.