Është shpallur zonë e mbrojtur, por pavarësisht këtij vendimi, banorët e zonës po vazhdojnë të zhdukin hektarë të tërë me pyje të Funarës. Prerja e pyjeve vijon gjatë gjithë stinëve të vitit, ndërkohë që banorët kanë hapur edhe rrugë të reja për të kaluar më kollaj për transportin e druve, të cilat i presin në këto pyje.
E pasur me pyje të shumëllojshme, e me liqene të pastra dhe me një natyrë thuajse të virgjër, Funari është pjesë e Bashkisë Elbasan dhe mbetet një atraksion i bukur për tu vizituar.
Edhe pse me bukuri të ndryshme pyjore, me dru halorë si Ahu, Dushku, Lisi dhe Pisha, banorët përreth zonës, për motive të ndryshme kanë bërë në këto vitet e fundit që kjo zonë të shkatërrohet në brendësi, si pasojë e prerjeve të pemëve që shërbejnë më pas për dru zjarri.
Sipas banorëve në vitet e fundit është shkatërruar një pjesë e madhe kësaj zone. Prerjet e drurëve kanë krijuar zona të boshatisura në mes të kurorës.
Banorët e zonës jashtë kamerave shprehen se janë veta ata, por dhe nga Elbasani për rreth tij që kanë dëmtuar këtë zonë me qëllim përfitimin.
Policia këtu është inekzistente, po ashtu dhe insitucionet e tjera. Sipas banorëve, policia dhe inspektorët e pyjeve qëndrojnë në të shumtën e kohës pranë qytetit të Elbasanit dhe asnjëherë nuk ngjiten të verifikojnë situatën në terren.
Ndërkohë insitucionet në qytetin e Elbasanit të shtunën dhe të dielën ishin pushim, pasi gjatë të gjithë vijës që vëzhguam me kamerën tonë gjatë gjithë paraditës nuk hasëm në asnjë inspektor të këtij masivi me pyje. Përballë zonës nga ku kemi marrë pamje dëgjohet edhe sharra që punon pa pushim.
Sipas banorëve të zonës, janë duke u prerë dru zjarri në brëndësi të pyllit në fshatin Cërrunjë dhe pasi bie darka i transportojnë në drejtim të vendeve ku kanë marrë porositë.
Një metër dru zjarri nëse e merr në zonë kushton 1500-2000 mijë lekë, ndërsa nëse e blen në tregun e qytetit të Elbasanit ajo varion në 4500-6000 lekë.