MENU
klinika

Filozofi kulturore

Mashtrimet detyruese dhe etika e identitetit

02.11.2018 - 13:16

Shumëkush që studion apo njeh mirë shkencat politike në Shqipëri e njeh mirë filozofin politik japonezo-amerikan Fokyama kur ai hidhte si tezë ‘’fundin e historisë’’.

 Në këtë situatë ai parashikonte se e gjithë bota do të ishte në sundimin e Demokracisë Liberale dhe kështu nuk do kishte më tjetër, ”Fundi i historisë”. Nga ana tjetër publiku shqiptar njeh edhe tezën e kundërt të Huntington, ‘’Përplasja e qytetërimeve’’ si përballje e ‘’Fundit të historisë’’ ku ngjyresat politike sipas tij të sistemeve janë të mëdha.

Në një shkrim të tij Kwame Anthony Appiah futet në një debat kulturor për besimin, vendi, ngjyra, klasa shoqërore, kultura me të.

Një shkencëtar politik japonezo-amerikan dhe një filozof ganezo-britaniko-amerikan futen në një kafe, ku po zhvillohej një përleshje mbi identitetin.

“Boll u grindët!”- thirri filozofi. “Identitetet për të cilat po luftoni janë veçse gënjeshtra”. Shkencëtari politik bëri para. “Në fakt, nuk janë gënjeshtra, – ia ktheu, – thjesht po grindeni për identitetet e gabuara!”.

Shkencëtarët dinë gjithnjë se si t’i shuajnë konfliktet, sepse sherratarët u larguan drejt një kafeneje më pak grindavece.

Shkencëtari politik në këtë eh! Shakanë time është Francis Fukuyama, i cili deklaroi bujshëm “fundin e historisë” dhe më pas, kur historia vazhdoi, u shpreh se varet se ç’kuptim i japim fjalës “fund”.

Filozofi është Këame Anthony Appiah, një kozmopolit me formim të gjithanshëm kulturor, i cili na argumenton se të gjithë jemi qytetarë të botës. Kafeneja, fatkeqësisht, është atdheu ynë sheshbetejë – dhe të tjerët si ai.

Këta janë një dyshe mendimtarësh, që po përpiqen nëse mund të ndërhyjnë në luftërat për identitet që tani po pllakosin kaq shumë kombe. Të dy librat i përkasin një prej zhanreve më të rëndësishme aktuale: libri “Not-About-Trump-But-Also-Sort-Of-About-Trump”, ku ndjehet dëshira për ta mbërthyer këtë moment, por njëherazi edhe një shmangie.

Të dy librat ndihmojnë për të shpjeguar shumë më tepër se Trump. #MeToo. Nacionalizmi i bardhë. Nacionalizmi hindu. Përmirësimi i të drejtave të zezakëve. Kampusi debaton për privilegje dhe përvetësime. Siria. Islamizmi. Përhapja e populizmit dhe tërheqja e demokracisë në mbarë botën. Përhapja e të djathtës ekstreme në Evropë. Lindja e të majtës ekstreme në Shtetet e Bashkuara. Të gjitha këto dukuri të tronditin me pyetje rreth identitetit, si: “Kush jam unë?” dhe “Kujt ane i përkas?” Appiah dhe Fukuyama kërkojnë përgjigje.

Appiah beson se jemi futur në luftë identiteti, sepse vijojmë të bëjmë të njëjtin gabim: i ekzagjerojmë dallimet tona në krahasim me të tjerët, sikurse edhe ngjashmëritë me llojin tonë. Mendojmë për veten, si pjesë e fiseve monolite kundër fiseve të tjera, ndërkohë që secili prej nesh përmban shumë njerëz. Fukuyama, disi më pak kozmopolit dhe shumë më tepër djalë komb-shteti, i simpatizon njerëzit që u qepen dallimeve. Ai e pandeh këtë cilësi si një përgjigje të natyrshme të epokës që po jetojmë, por gjithashtu duket se beson, se, nëse nuk gjejmë një mënyrë për të përfshirë identitetet e ngushta në ato kombëtare, të gjithë do të shkojmë drejt vdekjes.

Appia e fillon “Mashtrimet detyruese” duke vëzhguar, se, ai, një njeri me identitet të dyfishtë, vazhdimisht është pyetur: “Çfarë jeni?”. Libri i tij është një eksplorim i shkëlqyer se përse njerëzit ndiejnë nevojën për të zhvlerësuar identitetet – për të ekzistuar – dhe si t’i shpëtojmë gozhdimit.

Punimi i Appiah nxjerr në pah gabimet tona më të shpeshta në të menduarit rreth pesë llojeve të identitetit: besimi, kombi, ngjyra, klasa dhe kultura. (Ky marifet shton argumentet e idesë së tij kozmopolitike: Një filozof i lindur në Britani mund të jetë gjithashtu një shitës amerikan).

Ndër gabimet që bëjmë tek identiteti nr.1, besimi, priremi të mendojmë për fetë si “grupe të besimeve të pandryshueshme” në vend të “praktikave dhe komuniteteve të ndryshueshme”. E konsiderojmë fenë si emër, kur në të vërtetë duhet të jetë folje, e cila i jep dorë fundamentalizmit. Kur feja “shpallet si një aktivitet, jo si send”, është më e lehtë të pranosh se “natyra e aktiviteteve është të sjellë ndryshime”.

Në atdhe, ne bëjmë “një zgjedhje të detyruar midis globalizmit dhe patriotizmit”. Në përgjithësi parapëlqejmë njerëzit me përgjigje të thjeshta për pyetjen “Çfarë jeni?”; i përgënjeshtrojmë dhe i dëbojmë propozimet e Appias si “rrëfyes të ambivalentes”. Shpesh harrojmë se një demokraci moderne, pluraliste dhe liberale si Amerika nuk është “një fat, por një projekt”.

Sa i përket kulturës, ai argumenton se duhet të heqim dorë nga ideja e qytetërimit perëndimor, sepse nocioni i një thelbi të veçantë perëndimor – “individual, demokratik, pa paragjykime, tolerant, përparimtar, racional dhe shkencor” – injoron faktet themelore rreth Perëndimit apo kudo qoftë. Por, edhe pse të majtët përfundojnë duke i duartrokitur, ai i dënon propozimet e tyre në lidhje me “përvetësimin kulturor”, sepse “kultura është shumë komplekse për të pasur një rrjet shpërndarës të plotë dhe, – shprehet ai, – sepse ata që analizojnë këto shkelje në aspektin e pronësisë kanë pranuar një sistem tregtar që është i papajtueshëm me traditat që synojnë të mbrojnë”.

Shpesh të shkruarit e Appiah-it është i gjallë, madje edhe i bukur: shkencëtarët e shekullit të 19-të, që u përpoqën të bënin mos-qenien e racës, diçka që ishte duke u “rekrutuar për t’i dhënë përmbajtje ngjyrës”. Gjithsesi, paralajmërim i drejtë! Libri, nga ana tjetër, po qarkullon në tirazhe tronditëse të filozofit-orator, që të dyja tika pikëshënuese: “Unë kam synim t’ju bind se…” dhe fjalitë e rëndësishme si “Interpretimi shkencor mund të drejtohet gjithashtu përmes interpretimeve më të vjetra kishtare”, të cilat rrezikojnë të largojnë shumë prej atyre që kanë nevojë për këtë libër.

Pika e paqartë e Appiah qëndron në faktin, se ai pretendon se gjithkush mund të jetë po aq kozmopolit sa edhe ai. Ai citon dramaturgun romak Terenc: “Unë jam njeri, nuk mendoj asgjë të keqe për veten”. “Tani kemi një identitet që duhet të na lidhë të gjithëve”, – shkruan ai. Mirëpo, një vizion i tillë goditet nga i njëjti nënvlerësim i të tjerëve, të njëjtën gjë bëri babai i Barak Obamës kur u kthye në Kenia, duke e shpërfillur tribalizmin e tij si provincializëm, gjë që e çoi drejt dështimit të sigurt, sipas hallave të Obamës. “Nëse të gjithë janë familjarë, askush nuk është familjar”, – i tha ajo presidentit të ardhshëm. “Njerëzit dëshirojnë t’u përkasin gjërave të vogla të cilat janë të prekshme”.

Fukuyama është më tepër dashamirës ndaj nevojës për “Identitet”. Pohimi i identiteteve të veçanta dhe këmbëngulja ndaj respektit që u paguhet, është një shenjë dalluese e epokës sonë. Dhe është, në thënien e tij, jo sepse njerëzit janë të këqij në arsyetim ose zemërngushtë, por për shkak të mënyrës se sa çoroditëse ka qenë për epokën tonë.

Globalizimi, interneti, automatizimi, migrimi masiv, shpërthimi i Indisë dhe Kinës, kriza financiare e vitit 2008, rritja në përgjegjësi e femrave dhe zhvendosja e burrave në më shumë shërbime të orientuara të ekonomisë, lëvizja e të drejtave civile dhe emancipimi i grupeve të tjera, si dhe humbja e statusit për njerëzit e bardhë – këto janë vetëm disa nga ato që kemi përjetuar deri vonë. Megjithatë, bota është përmirësuar për qindra miliona. Por Fukuyama na kujton se në pjesën më të madhe të Perëndimit, njerëzit kanë vuajtur dislokimin dhe elitat kanë korrur frytet.

“Midis këtyre ndryshimeve,- shkruan Fukuyama, – politika e identitetit ka dalë në ballë, duke u shndërruar në kulturën tonë të zakonshme, nuk është më specialitet i një partie apo anësie. Në politikën amerikane, për shembull, e majta priret të përqendrohet në barazinë ekonomike, – argumenton ai, – dhe të drejtën për një qeveri të kufizuar. Sot, e majta përqendrohet në “nxitjen e interesave të një grupi të gjerë të grupeve që perceptohen si të margjinalizuara”, ndërsa e djathta “po e ripërcakton veten si patriotë që kërkojnë të mbrojnë identitetin tradicional kombëtar, një identitet që shpesh lidhet qartazi me racën, përkatësinë etnike ose fenë”.

Fukuyama na sugjeron se po jetojmë në një epokë, në të cilën ndjenja e të qenit i larguar, në vend të interesit material, është lokomotiva e çështjeve njerëzore. Sundimtarët e Rusisë, të Hungarisë dhe të Kinës nxiteshin nga ish-poshtërimet kombëtare. Osama bin Laden u nxit nga trajtimi i palestinezëve. Black Lives Matter u nxit nga mosrespektimi fatal i policisë. Dhe një pjesë e madhe e të drejtës amerikane, e cila pretendon të urrejë politikën e identitetit, nxitet nga vetë perceptimi që kanë ndaj zhgënjimit.

Ndryshe nga shumë kritikë ndihmës të politikave të identitetit, Fukuyama është i këndshëm ndaj një politike të tillë të mirë – mbi të gjitha, duke e bërë të vetëdijshëm për ndikimin e tyre në grupet e margjinalizuara. “Ata që nuk i përkasin këtyre grupeve, shpesh nuk arrijnë të kuptojmë dëmin që po bëjnë me veprimet e tyre”, – shkruan ai.

Gjithsesi, Fukuyama ka edhe kritikat e veta. Ai i druhet faktit se mos politika e identitetit “është bërë një zëvendësues i pavlerë për të menduar seriozisht se si të ndryshohet trendi 30-vjeçar në demokracitë më liberale drejt pabarazisë më të madhe socioekonomike”. Fukuyama shqetësohet se mos “zjarri” majtas merr mbi çështjet e identitetit, i pafuqishmi shkon drejt propozimit të një kritike të kapitalizmit.

Ndryshe nga Appiah, Fukuyama nuk e sheh të mundur apo të dëshirueshme që njerëzit ta shohin veten si njerëzorë para gjithçkaje tjetër. Ai i beson verbërisht kombit-shtet si një njësi e shëndoshë e çështjeve njerëzore dhe shpenzon pjesën përfundimtare të librit të tij therës dhe të prerë, duke eksploruar se si vendet mund të kultivojnë “identitete kombëtare integruese” të cilat janë të rrënjosura në vlera liberale dhe demokratike – identitete mjaftueshëm të mëdha për të qenë gjithëpërfshirëse, por mjaftueshëm të vogla për t’u dhënë njerëzve ndjesinë e vërtetë të ndërmjetësisë në shoqërinë e tyre.

E meta modeste e librit të Fukuyama-s është, se, ashtu si Appiah, është një libër për libra rreth librave. Nga njëra anë, teoricienët duhet të teorizojnë. Nga ana tjetër, me një çështje kaq të tensionuar dhe një botë që po shpërthen nga zemërimi, çdo autor mund ta kishte përdorur si duhet një makinë me qira dhe aplikacionin “Voice Memos”. Për të gjitha pikat e forta, të dy librat kanë nevojë për tokë, shmangie dhe kompleksin e fantazisë, duke cenuar qeniet njerëzore.

Ne kemi nevojë për më shumë mendimtarë mendjehollë si Appiah dhe Fukuyama, duke rrëmuar gishtat e tyre në fëlliqësinë e rrethanave tona. Mbi të gjitha na duhen më shumë lexues të lexojnë atë që ata paraqesin.

(Neë York Times- nga Kwame Anthony Appiah)

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit