Vjen një moment dhe duhet të tërhiqesh, pavarësisht se e dashuron akoma hobin tënd. Piloti spanjoll Fernando Alonso do të zhvillojë ditën e diel, në pistën e Abu Dhabi, garën e tij të fundit në Formula 1.
Dy herë kampioni i botës do të tërhiqet nga ky sport. Për këtë arsye, për të nderuar pilotin 37-vjeçar, makina McLaren ka vendosur të përgatisë një makinë të veçantë për spanjollin.
Njëvendëshja e Alonso do të jetë ndryshe nga ajo që shohim në garë, pasi ngjyrat e saj do të jenë të njëjta me ato të kaskës që përdor piloti spanjoll. Një surprizë e vërtetë…
Number 5 in our favourite Fernando moments, the race that sparked the meme. While 2015 was tough on-track, it was peppered with amusing episodes off it. The photos of Fernando sat basking in the #BrazilGP sun certainly had a lasting effect… #GraciasFernando pic.twitter.com/xjQRkZJN4y
— McLaren (@McLarenF1) November 21, 2018