MENU
klinika

Shtatëzënia apo rregullat mbretërore?!

Meghan Markle humb ditën më të bukur të mikes së zemrës

30.11.2018 - 21:22

Dasma e aktores indiane Priyanka Chopra dhe Nick Jonas do të zhvillohet këtë fundjavë në një pallat, në Jodhpur, Indi.

Por Meghan Markle dhe Princ Harry nuk do të jenë në dasmën që bashkon Hollywood-in dhe Bollywood-in, kjo pavarësisht se Priyanka, nuk mungoi në ceremoninë e dasmës mbretërore, ku mikja e saj e ngushtë u martua me Princ Harryn.

Meghan Markle, Harry

Disa burime i konfirmuan këto zëra duke thënë se “Meghan nuk do të shkojë në dasmën e Priyanka-s, sidomos prej faktit se tani është shtatzënë”.

Por përveç shtatëzanisë së Dukeshës, një tjetër motiv që ka penguar çiftin të udhëtojë drejt Indisë, është edhe siguria, gjë që pengoi Meghan dhe Harryn të ndiqnin edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar.

Meghan, Harry, Priyanka dhe Nick janë parë disa herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Çiftet ishin së bashku në Oksofordshire, në korrik, në javën kur Nick i propozoi Priyankas.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?