MENU
klinika

Panairi i librit 2018

Mehmet Kraja vjen me librin “Prishtina”

13.11.2018 - 11:13

Shtëpia botuese “Onufri” në këtë edicion të panairit të librit në Tiranë vjen me tituj të rinj të disa prej autorëve më të mirë bashkëkohor shqiptar: Mehmet Krajen, Mira Meksi, Ridvan Dibra, Virion Graci si dhe Agron Tufa, me ribotimin e romanit “Fabula rasa”, të rishikuar.

Autorët do të jenë prezent në ditët e panairit, ku do t’ju promovohet vepra, si dhe do të jenë në bashkëbisedim me gazetarët.

Mehmet Kraja vjen me romanin “Prishtina”, botuar në vitin 2018.

“Në Prishtinë u ktheva më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Në pragun e derës së apartamentit tim gjeta një…”

Kështu fillon romani i autorit Mehmet Kraja.

Ky roman është një rrëfim tronditës për qytetin e palumtur dhe njerëzit e tij, të cilët e pritën lirinë për një kohë shumë të gjatë.

Roman i nxehtë dhe i drejtpërdrejtë , i veçantë në letrat shqipe, që ndoshta të gjithë lexuesit nuk bien në një mendje me shkrimtarin, por me siguri i vë në mendime të gjithë.

Narratori dhe protagonisti identifikojnë njëri-tjetrin, fate njerëzish pleksen në një botë midis reales dhe fiksionit. Duke qenë romancier me përvojë, Mehmet Kraja i zotëron të gjitha teknikat bashkëkohore shkrimore, prandaj vjen aq e fuqishme tabloja që krijon.

I freskët dhe krijues, me një gjuhë që shpesh i kalon kufijtë e shprehjes, përveçse në përshkrime, kësaj radhe bëhet depërtues edhe në meditim.

Me këtë udhëtim nëpër lagjet, rrugicat dhe fatet e njerëzve “të lirë” të Prishtinës Kraja shkon nëpër të gjithë organizmin ku merr frymë qyteti i tij. I shoqëruar ky udhëtim me një ‘luftë’ të brendshme të pranimit dhe njohjes së realitetit.

Mehmet Kraja ka lindur më 27 qershor 1952 në Kështenjë të Krajës, fshat afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës, Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Gjatë viteve 1974-76 ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, “Bota e re”, më pas punoi si gazetar dhe redaktor i kulturës në gazetën “Rilindja”. Në fund të viteve tetëdhjetë u bë njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjatë viteve 1992-99 jetoi dhe punoi në Tiranë. Pas luftës së Kosovës ishte redaktor i kulturës në të përditshmen “Zëri”, më pas redaktor i shtojcës për kulturë në gazetën “Koha ditore”.

Që nga viti 2002 është edhe ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (2005).

Deri më tani ka botuar trembëdhjetë romane, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe pesë libra nga fusha e publicistikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!