MENU
klinika

Kujdes me ushqimet!

Mësoni si vritet bakteri i Listerisë

11.11.2018 - 17:03

Listeria merret nga një grup bakteresh që zakonisht gjenden në tokë, ujë dhe disa kafshë.

Gratë shtatzëna kanë 10 herë më shumë predispozitë që të infektohen nga Listeria, sesa popullsia e përgjithshme. Llojet e ‘Listeria monocytogenes’ shkaktojnë një infeksion me origjinë ushqimore që shpesh është serioze.

Listerioza më shumë prek të moshuarit, gratë shtatzëna, të porsalindurit dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar. Ajo trajtohet me antibiotikë, duke përfshirë ampicilin dhe trimethoprim-sulfamethoxazol.

Transmetimi dhe shpërthimi i Listerisë

Ju mund ta merrni Listerinë duke konsumuar burime ushqimore të kontaminuara, duke përfshirë:

• Mish i papjekur dhe perime të pa pjekura;

• Mish pule i ruajtur në frigorifer;

• Pasta të konservuar;

• Prodhimet e detit të tymosura, të cilat mund të kontaminohen pas përgatitjes;

• Disa djathëra të butë;

• Listeria mund të mbijetojë dhe të shumohet në disa ushqime në frigorifer dhe bakteri vritet nga gatimi dhe pasterizimi.

Çdo vit në Shtetet e Bashkuara, Listeria shkakton rreth 1,600 sëmundje dhe 260 vdekje, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Listeria nganjëherë shkakton shpërthime, në të cilën shumë njerëz bëhen të sëmurë nga burimi i njëjtë i ushqimit të kontaminuar.

Shpërthimi më i madh i listeriozës në historinë e SHBA ka ndodhur në vitin 2011 nga pjeprat e kontaminuar nga një fermë e vetme. Shpërthimi i 28 shteteve shkaktoi 147 sëmundje, 33 vdekje dhe një abort, sipas CDC.

Simptomat

Listeria fillimisht shkakton një infeksion gastrointestinal, me simptoma që shfaqen afërsisht nga 3 deri 70 ditë pas ekspozimit. Gratë shtatzëna zakonisht zhvillojnë simptoma jo specifike, siç janë ethet, lodhja dhe dhimbjet e trupit.

Simptomat në njerëz të ndryshëm nga gratë shtatzëna zakonisht përfshijnë:

– Diarre;

– Të vjella;

– Ethe;

– Dhimbjet e muskujve;

Nëse bakteret përhapen në sistemin nervor, simptoma të tjera do të pasojnë me:

• Dobësi;

• Qafë e ngrirë;

• Ngatërrim;

• Konvulsione;

• Dhimbje koke.

Shenjat e listerozës tek të sapolindurit përfshijnë:

• Humbjen e oreksit;

• Verdhëzën;

• Skuqje të lëkurës;

• Të vjella;

• Frymëmarrje të vështirë;

• Pneumoni.

Të moshuarit dhe ata me sistem imunitar të dobësuar mund të përjetojnë lloje të tjera të infeksioneve të Listerisë, duke përfshirë septikemia (infeksion gjaku), meningjiti (inflamacioni i membranave rreth trurit dhe palcës kurrizore), endokardit (infeksioni i zemrës) dhe pneumoni.