MENU
klinika

“Dita e Tolerancës”

Meta: Kombi i Nënë Terezës unikal në botë

16.11.2018 - 10:55

Në ditën Ndërkombëtar të Tolerancës, kreu i shteti shqiptar, Ilir Meta deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria është një model unikal në botë për tolerancë fetare.

Gjithashtu Meta theksoi faktin se Shqipëria është  një vend, i cili kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për këtë ai premtoi mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një nder për Shqipërinë të jetë pritëse e një evenimenti me rendësi globale. Pas 100 vitesh kur shikojnë një botë të trazuar, ndjejmë keqardhje të arrijmë paqen duke përdorur dhunën. Ky formum ku bashkon përpjekjet është në linjë e OKB duke kontribuuar në shtrirjen e paqes dhe kulturës. Shqipëria ka një meritë në ruajtjen e tolerancës. Ne jemi një vend unikal për harmoninë fetare”, tha ai.

Në fjalën e tij, presidenti tha se Ballkani Perëndimor ka një sfidë të përbashkët dhe ky është integrimi në BE duke mbyllur plagët dhe inatet e së shkuarës.

“Komshinjtë myslimanë dhe të krishterë festojnë së bashku krishtlindjet. Sfida e përbashkët e Ballkanit është integrimi në BE, e cila na dikton se me përvojat e kaluara ne duhet të shohim drejt të ardhmes si mënyrë për të evituar të kaluarën. Shqipëria është një kontribuues për paqen dhe stabilitetin. Shqipëria nxit dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ne inkurajojmë marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë”, shtoi Meta.

Mes tjerash, i pari i republikës vendosi theksin tek edukimi i të rinjve dhe investimin në arsim, si mjeti i duhur për të promovuar vlerat dhe paqen në botë

“E ardhmja në paqe dhe në tolerancë se të gjitha kombet në rajon janë diku shumicë dhe pakicë. Arsimimi dhe edukimi i të rinjve tanë është thelbësor. Shtetet që kanë investuar në arsimimin e të rinjve kanë patur progres rrënjësor. Jeni të mirëpritur të përçoni një mesash tolerance nga Kombi i Nënë Terezës” shtoi Meta.