MENU
klinika

Marrëdhëniet dypalëshe

Meta takim me Macron: Roli i Shqipërisë në Evropën e fortë

11.11.2018 - 15:49

Me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze Emmanuel Macron, presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore, të zhvilluar me ceremoni simbolike dhe paradë ushtarake në Harkun e Triumfit në Paris.

Në nisje të këtij aktiviteti zyrtar, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres e liderë të tjerë botërorë, Presidenti Meta u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin Élysée nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron.

Në takimin që zhvilloi me homologun francez, Presidenti Meta ndër të tjera shprehu vlerësimet për marrëdhëniet tradicionale dhe të shkëlqyera mes dy vendeve tona si edhe theksoi rëndësinë e dinamizmit të tyre.

meta-makron-konica.al
meta-makron-konica.al

Në takimin me Macron, Presidenti Meta vlerësoi rolin e tij për një Europë më të fortë e më të bashkuar.

Gjithashtu, Presidenti Meta zhvilloi në Paris, një takim të ngrohtë e miqësor me Kryeministrin e Shtetit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në këtë takim Presidenti Meta vlerësoi marrëdhënien unike mes popujve tanë në respekt e mirënjohje të historisë si edhe shprehu vullnetin për një marrëdhënie edhe më të ngushtë në të ardhmen mes Shqipërisë dhe Izraelit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci