MENU
klinika

Libri autobiografik

Michelle Obama tregon momente intime me Barack

28.11.2018 - 13:14

Libri autobiografik i ish-Zonjës së Parë amerikane, Michelle Obama ka vendosur menjëherë rekorde shitjeje pas publimit të tij.

Në libër, Michelle Obama i referohet të shkuarës dhe ndër të tjera, Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Libri në ditën e parë u shit më tepër se 750 mijë kopje, ndërsa javën e kaluar arriti shifrat e 1,4 milion kopje.

Libri i titulluar “Becoming” doli në shitje më 13 nëntor dhe tani pas interesimit të madh është planifikuar që të rrit tirazhin, duke shtypur deri në 2.6 milionë kopje.

Ajo shkroi në libër edhe në lidhje me detajet intime të martesës së saj me Barack Obama-n dhe vajzave të saj. Për herë të parë, ajo publikisht foli dhe për abortin spontan që kishte ndodhur 20 vjet më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thyen Hillary Clinton

Michelle Obama vendos rekord