MENU
klinika

Ishin vetëm thashetheme

Miliarderi arab nuk ndahet nga Rihanna

29.11.2018 - 18:09

Pak kohë më parë, mediat rozë shkruajtën se Rihanna i ka dhënë fund lidhjes së saj me miliarderin nga Arabia Saudite, Hassan Jameel, por në fakt ishin vetëm thashetheme.

Së fundmi, ata janë fotografuar duke shijuar një darkë në restorantin Giorgio Baldi në qytetin Santa Monica. Një burim pranë “Daily Mail” njoftoi se të dy ishin të rrethuar nga rojet e sigurisë dhe hynë nga dera e pasme e restorantit ku qëndruan për 3 orë.

Imazhet tregojnë Rihannën të veshur me një xhaketë të zezë. Por nuk është publikuar asnjë fotografi e 30-vjeçarit Hassan, prandaj ribashkimi i tyre mbetet spekulim.

Shkaku i ndarjes së tyre u komentua fakti që Rihanna donte pavarësi dhe kishte nevojë për hapësirën e saj.